Connect with Us

Makina përplas kalimtarin/ Bllokohet trafiku në Rinas

Aktualitet

Makina përplas kalimtarin/ Bllokohet trafiku në Rinas

Publikuar

-

Një kalimtar është përplasur nga një makinë teksa tentonte të kalonte rrugën në kryqëzimin që lidh Rinasin me Fushë Krujën.

Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë për BalkanWeb se nuk dihet me saktësi nëse personi i aksidentuar nga një makinë tip “Benz” me ngjyrë gri ka humbur jetën apo jo.

Ata thonë se kanë parë policinë në vendngjarje dhe pak më vonë ka ardhur edhe një ambulancë. Po sipas tyre, aksidenti ka shkaktuar edhe bllokim të trafikut. /Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



LEXO EDHE:  Kundërshtoi punonjësit e policisë në komisariatin e Korçës/ Arrestohet 31-vjeçari

Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Kapet me 5.5 kg kanabis/ Arrestohet islandezi

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Operacioni “Vjeshtë 2017”/ Policia mësyn Tiranën

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Dy gra të famshme kthehen në tmerrin e Tiranës

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Kapet 26 kg marijuhanë në formë çokollate/ Arrestohen menaxheri dhe dy shoferët, drogën e fshehën në bulmet

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE