Connect with Us

Genc Pollo si Edi Rama/ Kur imoraliteti bën moral

Aktualitet

Genc Pollo si Edi Rama/ Kur imoraliteti bën moral

Publikuar

-

Kryetari i Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Median, Genc Pollo, në një opinion të publikuar tek ‘Panorama’ thekson se pluralizmi i medias, do të ishte virtyti kryesor i saj në një demokraci plurale, por kjo ka ardhur duke u zhdukur në Shqipëri.

Më tej Pollo shpreh mllefin e tij, duke thënë se në mediat vendase, përmes joshjes së pronarëve të tyre me leje ndërtimi, apo kontrata të majme, është arritur një homogjenizim redaksional në linjën e propagandës qeveritare. Duke folur për amalgamën politikanë-biznese-media, Pollo thotë se së fundi ka dhënë raste skandaloze të konfliktit të interesit, me pasojë direkte në dëmtimin e interesit publik.

Dhe këto fjalë Genc Pollo i thotë në Gazetën “Panorama” të Irfan Hysenbelliut, njeriut që është pronari i saj, i disa mediave të tjera, por edhe ndërtues e biznesmen.

Genc Pollo duke e ditur se opinioni i tij do të publikohej pa u lexuar nga redaktorët, ka gjetur pikërisht “Panoramën” për të sulmuar korrupsionin në media. Ndërkohë që kjo gazetë dhe pronari i saj kanë qenë po kaq të lidhur me qeverinë e djeshme të Sali Berishës, sa janë edhe sot me qeverinë e Edi Ramës. I vetmi ndryshim, është se dje qeveria nuk padiste gazetarët, kurse sot është opozita ajo që bën padi, sepse i prishet imazhi Genc Pollos apo çdo kllouni tjetër që përpiqet të bëjë moral për median, por janë thjesht dhe vetëm imoraliteti i saj.

Genc Pollo është njeriu i tenderit 20 milion euro për digjitalizimin e TVSH-së dhe akuzave të forta korruptive për këtë tender, sepse donte të ndryshonte fituesin e shpallur në komision. Korrupsion me fjalën e lirë, me televizionin publik, dhe pa pasur as skuqjen më të vogël, të dukshme ose jo në fytyrë, del dhe bën moral, imoraliteti vetë. Vetëm Pollo mund të ketë kurajo që pas 8 viteve ministër, një njeri i akuzuar si shkatërrues i sistemit universitar dhe kioskëzimit të saj, njeriu që licensoi klientelën e sotme universitare të Edi Ramës, me në krye Henri Çilin. Njeriu i intrigave, pabesive, përçartjes dhe sfilitjes së opozitës, sektaristi dhe banditi politik i saj bën moral kur duhet të heshtë dhe flet për amalgamën politikanë-biznes-media.

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme/ Ja si u nda gara e audiencës mes Ramës dhe Berishës

E në rast se kemi dhe e quajmë të vërtetë dhe reale atë që pretendon Genc Pollo, ai është shembulli i kësaj amalgame, i korrupsionit politik në vend. Ai është njeriu që mbajti peng televizionin publik me një tender korruptiv, më pas për 2 vjet mbajti peng AMA-n për pazaret e tij individuale dhe sot gjen gazetën Panorama, pronari i së cilës është njeriu me biznes, media dhe i lidhur me politikanët, ndoshta simboli i kësaj amalgame. Por problemi nuk është Irfan Hysenbelliu, por vetë Genc Pollo, sekti i tij brenda opozitës, mentaliteti i të cilit po i jep një faturë të fortë në opinion publik, Partisë Demokratike. E në rast se PD duhet të pastronte apo të dënonte ish-ministrat, Genc Pollon duhet ‘ta varte në litar’ para godinës së SHQUP-it për skandalet dhe aferat e tij korruptive. Dhe në vend që të heshtë dhe të kërkojë ndjesë, del dhe bën moral, por kush?! Imoraliteti vetë./ Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Euro nuk e ndal rënien/ Zbret në nivelin më të ulët nga shtatori 2019

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët nuk po e ndal rënien në tregun vendas, e ndikuar nga efektet sezonale që ushtrojnë presion për nënçmimin e saj gjithnjë në gjysmën e parë të muajit gusht.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.47 lekë, duke rënë me 0.03 lekë në raport me ditën e mëparshme. Që nga fillimi i javës, monedha e përbashkët është nënçmuar me gati 0.2 lekë.

Ky është niveli më i ulët që nga shtatori 2019, kur euro këmbehej me 121.44 lekë. Në verë të 2019-s, euro zbriti nën 121 lekë për herë të parë në 11 vite.

Arsyet e rënies se monedhës së përbashkët krahas efekteve sezonale si rrjedhojë e prurjeve të turistëve dhe emigrantëve, sipas aktorëve të tregut lidhen edhe me flukset e larta të valutës informale që hyjnë në vend. Në kahun tjetër kërkesa për valutë dhe tërheqja e saj nga bizneset mbetet në nivele shumë të ulëta.

LEXO EDHE:  Rama “iu mbyll gojën” deputetëve/ Mos u merrni me protestën e opozitës

Edhe në bursat ndërkombëtare euro ka qenë e dobët. Ditën e sotme një euro u këmbye me 1.185 dollarë niveli më i ulët në gati dy muaj, si rrjedhojë e pasigurive që qëndrojnë në ekonomi nga një valë e re e infeksioneve.

LEXO EDHE:  Skandali i inceneratorëve/ Rama akuza Shkullakut: Ishte në krye të luftës për t’i bërë jehonë sulmit të Lulëzimit

Edhe në tregun e brendshëm dollari ishte me rritje sot, duke u këmbyer me 102.45 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se një ditë më parë.

Euro është këmbyer mesatarisht me 122.8 lekë, për periudhën janar- 4 gusht, nga 123.7 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 123.5 lekë në janar-gusht 2019./Monitor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihma nga BE për shuarjen e zjarreve/ Meta: Mirënjohje për solidaritetin në momente kritike

Publikuar

-

Nga

Terrori në Velipojë/ Meta apel Policisë: Po vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i dhjetëra qytetarëve, merrni masat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përsa i përket situatës së zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën që kanë marrë nga BE në këto momente kritike për vendin tonë.

I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! 🇦🇱🇪🇺”, shprehet presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Meta/Reagon ashpër Basha: Shqipëria në prag të katastrofës!

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Meta/Reagon ashpër Basha: Shqipëria në prag të katastrofës!

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE