LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eduart Ndocaj, thirrje Ministres së Arsimit/ Situata në shkollat e Lezhës dhe Mirditës, mesjetare

23 Nëntor 2016, 13:48, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë së Emigracionit Shqiptar, Eduart Ndocaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, i ka bërë thirrje Bashkisë së Lezhës dhe Mirditës, si dhe Ministrës së Arsimit për gjendjen e mjerueshme të shkollave në zonat e sipërpërmendura.

Postimi i plotë i Ndocajt në facebook.

Situata në shkollat e Qarkut Lezhë është mesjetare, e papranueshme dhe e turpshme.
Kjo situate nuk ka ndryshuar aspak, eshte ashtu sic ka qene para dy vitesh, ne kohen kur une bera denoncimin e mungeses se ngrohjes dhe dhurova per disa shkolla soba ngrohje.
Sipas mediave e realitetit qe njoh, situata ne shkollat e mesme eshte katastrofale, mungojne ndrute, mungojne sistemet e ngrohjes dhe ne keto rrethana nxenesit bashke me stafin pedagogjike e kane te pamundur te vazhdojne misionin e dijes.
I bej thirrje Bashkise Lezhe qe nuk ka asnje arsye justifikimi, te marr masat e duhura per te krijuar kushtet optimale te mesimdhenies ne shkollat e Bashkise Lezhe.
Po ashtu i bej thirrje e Kryetarit te Bashkise Mirdite te marr masat per ngrohjen e shkollave.
Asnje nga keto bashki nuk mund te gjejne asnje justifikim per mesimdhenien.
Nuk mund te vazhdohet me idene e Bashkive te falementuara qe nuk krijojne as sherbime elementare.
Po ashtu i bej thirrje Ministres se Arsimit qe eshte edhe Koordinatore Politike e PS per Qarkun Lezhe, te leere menefregizmin dhe indeferntizmit dhe te bej te pamunduren qe brenda fundit te ketij muaj shkollat e Qarkut Lezhe te mos kene me probleme me ngrohjen.
Nuk ka asnje justifikim per nje Ministre qe ka edhe pozicion politik ne Lezhe./ Citynews

Lajmet e fundit nga