LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama bisedë telefonike me Tsipras/ Nacionalizmi minon marrëdhëniet mes dy vendeve

22 Nëntor 2016, 14:18, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka patur një bisedë telefonike me homologun grek Alexis Tsipras.

Biseda është kryer me kërkesë të kryeministrit shqiptar, raporton ERT.

Dy krerët e qeverive kanë folur për forcimin e marrëdhënieve dy-palëshe. Sipas tyre, retorika nacionaliste i minon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Tsipras theksoi se, veprimet e fundit dhe retorika nacionaliste në rritje e përdorur nga pala shqiptare, minon konsolidimin e një klime besueshmerie që është e nevojshme për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë bisedës telefonike, Rama është shprehur se ?mbrojtja e të drejtave të pakicave greke është një çështje kryesore dhe kusht për themelor në kursin europian të Shqipërisë?.

Marrëdhëniet greko-shqiptare u acaruan disi pas pritshjes së ndërtesave në Himarë dhe postimit të Ramës në Facebook ku shkruante se ?Athina na ka borxh historinë, Himara është e Shqipërisë?. /Citynews

 

Lajmet e fundit nga