LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacion anti-drogë në Kurbin/ 6 të arrestuar, mes tyre edhe një polic

22 Nëntor 2016, 10:53, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit,  pas një hetimi disa mujor, finalizoi me sukses operacionin hetimor dhe policor në lidhje me procedimin penal numër 147 të vitit 2016, ku u bë e mundur goditja e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në rrethin e Kurbinit.

Gjatë këtij procedimi penal janë sekuestruar rreth 211 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, si edhe u sekuestruan dhe u asgjësuan gjithsej 28.480 bimë të llojit cannabis sattiva.

Pjesë e këtij grupi kriminal janë  6 shtetasit e arrestuar dhe 5 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim .

 

Të arrestuar janë shtetasit:

Bashkim  Kodra 46 vjeç, banues në Kurbin

Elton Hoxha 23 vjeç, banues në Kurbin

Hashim  Nelaj, 19 vjeç, banues në Kurbin

Lefter Nelaj,  43 vjeç, banues në Kurbin

Aldo Xhaferri , 29 vjeç, banues në Mamurras i cili ndodhet në I.P.V. Shënkoll -Lezhë

Sami  Balloku,  38 vjeç, banues në Kurbin i cili ndodhet në I.P.V. Shënkoll -Lezhë

Janë shpallur në kërkim:

A.T. 37 vjeç, banues në Kurbin

A.Gj. 41 vjeç, banues në Kurbin

B.T. 34 vjeç, banues në Kurbin

L.N. 40 vjeç, banues në Kurbin

B.H. 23 vjeç, banues në Kurbin

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg?, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?, ?Grup i strukturuar kriminal?, dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal?.

Po ashtu është arrestuar edhe shtetasi Zan Kasmi, 52 vjeç,  banues në Kurbin, specialist i policisë së zonës, sepse në zonën që mbulon, ka favorizuar persona të ndryshëm, në kultivimin e bimëve narkotike, kundrejt vlerave monetare.

Në lidhje me këtë hetim është bashkëpunuar edhe me autoritetet italiane, pasi lënda narkotike e kultivuar nga ky grup kriminal dyshohej se do të trafikohej drejt Italisë. /Citynews

Lajmet e fundit nga