LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga salca tek dëftesa e notave, viktima është Arsimi/ Nga Klodian TOMORRI

22 Nëntor 2016, 11:43, Aktualitet CNA

Ditet e fundit ne emer te Arsimit eshte bere gjithcka. Se pari, u hodh salce mbi ministren e Arsimit. Se dyti, po prape ne emer te Arsimit, vajzes qe hodhi salcen i publikuan deftesen e shkolles. Goditje e ulet poshte brezit.

Ne te dy rastet eksitimi publik ka qene i larte. Aq sa te duket sikur shoqeria shqiptare eshte e etur per ligesi dhe media eshte gjithmone e gatshme t’ja kenaqe oreksin.

Ne rastin e pare u arrit deri aty sa te thuhej se salca qenka nje instrument demokratik, qe tregon nje nivel te larte emancipimi. Ndersa me publikimin e defteses se Mireles po perpiqen ta diskretitojne ate. A thua se vetem gjenite me dhjeta jane ata qe kane te drejten te ndjekin, mbrojne apo perfaqesojne kauza publike.

Ne fund te marrezise se salces dhe deftesave, lindin natyrshem dy pyetje:

1-A u be me e mire shoqeria shqiptare nga fakti qe ministres se arsimit i hodhen salce?

2-Çfarë te mire apo interesi pati publiku nga publikimi i defteses se nje vajze te re, me te cilen jeta nuk ka qene e lehte?

Pergjigja e pare eshte Jo, ndersa pergjigja e pyetjes se dyte eshte Asnje.

Ne te dy rastet viktima eshte Arsimi. Njerezit merren me salcen dhe deftesen, perfshire dhe eliten. Por askush nuk merret me thelbin. Ne fakultetin e Shkencave Natyrore, ne degen e Matematikes u plotesuan vetem gjysma e kuotave. Nga 90 kuota te lira shkuan vetem 50 studente. Dhe 80% e tyre jane me mesatare poshte 7-es. Behet fjale per nenen e te gjitha shkencave, qe sot eshte katandisur ne nje departament pa vlere.

Une nuk e di se kush do u mesoje matematike brezave te ardhshem te ketij vendi. E keshtu me radhe, fizike e dege te tjera kyce qe jane katandisur si lende zgjedhjesh, fale edhe reformes se Lindites.

Por keto nuk keni per ti degjuar neper media. Se nuk i intereson kerkujt. Ajo qe i intereson shoqerise eshte salca dhe deftesa. Jo arsimi qe po vdes. /Citynews

 

Lajmet e fundit nga