LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta-Kokëdhima aleancë kundër Ramës

22 Nëntor 2016, 11:52, Aktualitet CNA

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka tërhequr pas vetes një tjetër aleat në lëvizjet e tij për të destabilizuar qeverinë. Ai është Koço Kokëdhima, që është përfolur si emri që është në tavëll i pazareve Rama Meta, dhe si emri që Meta mund ta përdorë kundër kryesocialistit.

Koço Kokëdhima për t?i qëndruar përballë Ramës, filloi një lëvizje brenda PS. Nga ana tjetër, vetë Ilir Meta po përllogarit numrat që mund të çojnë në rrëzimin e Ramës. Këto numra e bëjnë Koçon dhe më të afërt në aleancë me Metën, për shkak se ish-deputeti socialist ka nën kontroll një mandat në parlament, i cili mund të jetë vendimtar në rast se Meta do të tentojë destabilizimin e qeverisë.

Bëhet fjalë për mandatin e deputetes Mira Shehu, por duhet marrë parasysh se nga ana tjetër Kokëdhima ka influencë të padiskutueshme edhe në dy apo 3 deputetë të tjerë të pakënaqur nga Rama dhe Ministrat e tij. Një prej tyre është edhe Vladimir Kosta, i cili u përfol si një nga emrat që mund të kalojë tek PAA-ja e Agron Dukës.

Aleanca Meta-Kokëdhima krijon një lidhje të fortë brenda së majtës, që ju jep të dyja palëve mundësinë të sulmojnë Kryeministrin, ndoshta edhe ta rrëzojnë atë, por në fund gjithçka mund ta realizojnë pas mbështetjes nga Ben Blushi dhe në mënyrë të veçantë nga deputetët e PD-së./Citynews

Lajmet e fundit nga