LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kokainë nga Shqipëria drejt Italisë/ Arrestohet banda me shqiptarë

22 Nëntor 2016, 12:44, Aktualitet CNA

Policia italiane e rajonit Marche ka përfunduar orët e fundit një operacion anti-drogë. Ky operacion ka çuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh droge të cilët transportonin lëndën narkotike nga Shqipëria në Itali. Banda e drogës ishte e përbërë dhe nga shtetas shqiptarë e maqedonas dhe vepronte në provincën e Maceratës, ndërsa baza e kësaj bande ishte qyteza Recanati.

Hetimet për zbulimin e policisë italiane ndaj kësaj bande kanë nisur në pranverë të vitit 2015, kanë vërtetuar se banda trafikonte drogë të tipit kokainë, e cilësisë mjaft të pastër që transportohej nga Shqipëria.

Policia italiane bën me dije se në pranga janë vënë kreu i kësaj bande, i cili është me origjinë shqiptare, Kleo Shuturiqi 37 vjec, rezident në qytezën Recanati; shqiptari Edmond Hidri 35 vjec e rezident në Potenza Picena; maqedonasi Fatmir Dauti 27 vjec e rezident në Chiaravalle; si dhe dy shtetasit italianë Antonella Tittarelli e Mirko Masaccesi 43 vjec.

Hetimet e policisë italiane të bazuara në përgjimet telefonike e ambientale kanë zbuluar se kreu i kësaj bande Kleo Shuturiqi ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri, dhe se urdhëronte e organizonte dërgesat e kokainës si dhe shitjen e saj në Itali.

Mediat italiane raportojnë se gjatë arrestimit të 5 anëtarëve të kësaj bande ku u impenjuan rreth 30 oficerë policie, u sekuestruan 500 gramë kokainë mjaft e pastër e trafikuar nga Shqipëria. Ndërsa në shtëpinë e Edmond Hidrit dhe Kleo Shuturiqit, u gjetën përkatësisht shumat prej 12 300 euro dhe 4140 euro.

Lajmet e fundit nga