LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëmtohet Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

22 Nëntor 2016, 14:53, Aktualitet CNA

Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, mbrëmjen e djeshme është bërë objekt i sulmeve vandale. Disa persona kanë thyer xhamat e godinës si dhe kanë shënuar mbishkrime nacionaliste në mure si, ?vdekje për shqiptarët?.

Policia bën me dije se po hetohet mbi rastin në fjalë, ndërsa nuk ka dhënë informacion rreth aktorëve të mundshëm të veprimeve të tilla vandale.

Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir disa herë ka qenë objekt i sulmeve vandale nga persona të panjohur.

Por përveç sulmeve, objekti i muzeut ndodhet në një gjendje shumë të mjerueshme.

Lajmet e fundit nga