LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ben Blushi mesazh për Ergi Dinin/ Nuk është më me ne, por na la kujtime shumë të bukura

22 Nëntor 2016, 07:55, Aktualitet CNA

Përfundoi tragjikisht xhiroja me motor e dy të rinjve, Kejdi Halili, 21 vjeç, dhe fituesi i ?X Factor?, Ergi Dini, 22 vjeç. Aksidenti fatal u shënua mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20, në bulevardin ?Bajram Curri?, pranë urës së ?Bllokut? në kryeqytet.

Nga përplasja e fortë me bordurën e trotuarit të dy djemtë morën plagë të forta. Të dy u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa mundur të mbijetonin.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe deputeti i LIBRA-s Ben Blushi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale kujton Ergi Dinin me një prej këngëve të tij.

?Ergi Dini nuk është më me ne, por na la kujtime shumë të bukura. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e donin?, shkruan Blushi. /Citynews.

Lajmet e fundit nga