LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Fier/ PD: Krerët e policisë i ofronin viktimës mbrojtje dhe lehtësi

21 Nëntor 2016, 14:33, Aktualitet CNA

Pas atentatit të djeshëm në Fier ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Nelgert Pata, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Sipas kreut të departamentit të sigurisë në këtë parti, Enkelejd Alibeaj, viktima në fjalë ishte në kërkim zyrtar nga policia që prej 21 gushtit, por në fakt ai jo vetëm nuk kërkohej nga policia, por krerët e saj, të përfshirë në një histori kriminale me të paktën 4 të vrarë deri tani, ofronin mbrojtje ose lehtësi sipas rastit.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt:

Viktima e atentatit mafioz dje në Fier, Nelgert Pata ishte prej 21 gushtit të këtij viti në kërkim nga policia, pasi iu bë një atentat në Tiranë, dhe ai nuk u paraqit në polici, nuk dha dëshmi, nuk bashkëpunoi, nuk denoncoi.

Në kërkim, sipas një emërtimi burokratik, pasi viktima jo vetëm nuk kërkohej nga policia, por krerët e saj, të përfshirë në një histori kriminale me të paktën 4 të vrarë deri tani, ofronin mbrojtje ose lehtësi sipas rastit.

Pra policia e shpall zyrtarisht në kërkim prej 3 muajsh dhe nuk e gjen personin edhe pse ai lëviz lirshëm në Tiranë e në qytetet kryesore të vendit, por e gjen banda dhe e ekzekuton.

Ky është shteti i Edi Ramës.

Kjo është një dëshmi e freskët dhe dramatike se si krerët e policisë të përfshirë në trafiqe e të ndarë sipas bandave, nuk zbatojnë ligjin, por u shërbejnë interesave kriminale.

Nuk ka rend e siguri me këtë qeveri, me këtë ministër të brendshëm.

Qytetarët kanë nevojë për sundim të ligjit dhe jo të bandave. /Citynews

Lajmet e fundit nga