LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në takim me bluzat e bardha: Raporti i mjekëve me publikun, mbetet i vështirë

21 Nëntor 2016, 16:23, Aktualitet CNA

Në një takim me bluzat e bardha, Kryeministri i vendit Edi Rama tha se sektori i shëndetësisë ka qenë në gjendje alarmante para 3 vitesh. Sipas tij ka ende për të bërë, por ka shenja ndryshimi në këtë sektor.

“Jam i vetëdijshmë se raporti i bluzave të bardha me publikun vijon të mbetet i vështirë, por kush e shikon brenda sistemit nuk e ka të vështirë të shikojë se pavarësisht problematikës së korrupsionit në këtë sistem, janë njerëz që bëjnë një punë të përkushtuar she shumë të vështirë”, theksoi Kryeministri.

Rama thekson se shpërblimi për mjekët, mësuesit dhe policët është ende larg niveleve të duhura, por po bëhet progres.

“Dallimi nga tre vjet në sot, është vlerësimi dhe respekti i krijuar për figurën e policit, mësuesit dhe mjekut. Pa këto figura një shoqëri nuk mund ti thotë dot vetes as i sigurtë dhe as i mirëqenë”, tha Rama./Citynews

Lajmet e fundit nga