LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha nuk paraqitet në Komisionin Hetimor/ Balla shkresë Policisë: Silleni me forcë

21 Nëntor 2016, 08:46, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar për herë të tretë të paraqitet në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ.

Deputeti socialist Taulant Balla, njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit, teksa ka vërejtur mungesën e ish-kryeministrit në Komision ka njoftuar se i është përcjellë një shkresë policisë që të bëjë shoqërimin e tij me forcë.

?Shkresa Berishës iu dërgua nga unë si kryetar i Komisionit. Berisha është vënë në dijeni dy herë me shkresa zyrtare pasi në të kundërt dhe nuk është paraqitur?, ka thënë Balla.

 

Balla i bëri thirrje Berishës në Kuvend për të raportuar në komision.

?Zoti Sali Berisha, je thirrur dëshmitar në këtë komision për të dëshmuar. Kemi marrë një përgjigje nga kreu i PD se në seancën e parashikuar para pak kohësh s?kishe mundësi të vije, se vetë nuk përgjigjesh ti. Tani po ta them këtu në sallën e Kuvendit të Shqipërisë sipas ligjit për komisionet hetimore, je i detyruar të vish me vullnet të lirë, në të kundërt po ta them sipas ligjit do ti kërkojmë Policisë së Sshtetit të të sjellë me zor në komision hetimore ta dish. Mirë bën që në datë 14 nëntor ora 10:00, je i pari aty për të dëshmuar. Unë e di që ti i ke frikë këto prokuroritë e komisionet hetimore e tjera me rradhë. Bën mirë të vish të fillosh një proces shpëlarje pas gjithë këtyre ngarkesave që ke këto vite?, u shpreh Balla. /Citynews

Lajmet e fundit nga