LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samiti i Diasporës/ Blushi: Dështoi t'i sigurojë shqipëtarëve në emigracion të drejtën e votës

20 Nëntor 2016, 21:37, Aktualitet CNA

Ben Blushi, deputeti i larguar nga Partia socialiste, ka deklaruar se Partia e tij LIBRA do të jetë e gatshme për të luftuar të drejtën e votës së emigrantëve, por edhe të drejtën e përfaqësimit të tyre në Kuvend. Kjo sepse sipas tij 40% e shqiptarëve janë në emigracion.

“Samiti i Diasporës dështoi ti sigurojë shqipëtarëve në emigracion të drejtën e votës.

Arsyeja që u dha nga qeveria është vetëm alibi e shëmtuar. Tre vjet mjaftonin për rregjistrimin e tyre dhe votimin elektronik.
Diaspora duhet të ketë jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të përfaqësimit në kuvend, në kushtet kur 40 përqind prej nesh jetojnë në emigracion.
LIBRA do luftojë që kjo e drejtë të kthehet në normë!”, shkruan Ben Blushi në profilin e tij në facebook.

Lajmet e fundit nga