LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta kundër impiantit të plehrave/Një në pranga, një në kërkim

20 Nëntor 2016, 08:51, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka arrestuar një person ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi, akuzohen se kanë marrë pjesë në tubim të paligjshëm.

Në pranga ka rënë shtetasi:

Z.D, 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan, Fier, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi F.M, 31 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Në vendin e quajtur “Mbrostar Ura”, në mënyrë të përsëritur të dy këta shtetas kanë marrë pjesë në tubim të paligjshëm dhe kanë qenë aktiv në bllokimin e rrugës nacionale Fier-Lushnje.

Gjithashtu mësohet se policia ka referuar materialet Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.D, 28 vjeç, banues në fshatin Vajkan, pasi në mënyrë të përsëritur, së bashku me dy personat e tjerë kanë marrë pjesë në protestën kundër impianit të Plehrave në Fier.

 

21:43 Aktualitet

DELIRI I TURTULLIT

DELIRI I TURTULLIT… (diptik) Nga Zef Zefi1-Plasi stuhia në S...

Lajmet e fundit nga