LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-të përndjekurit mesazh Ramës/ Fati i bunkerit do ketë fatin e shtatores së Enverit

19 Nëntor 2016, 20:56, Aktualitet CNA

Ish-të përndjekurit politik kanë reaguar sot ashpër për inagurimin e bunkerit, kryer sot nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Përmes një deklarate për mediat, Unioni i të Përndjekurve Politikë i ka kërkuar Kryeministrit që të mos bëjë politikë me historinë e periudhës së errët komuniste, gjatë të cilës kanë vuajtur shumë familje shqiptare. Ata i shprehen Ramës se fati i bunkerit do të ketë fatin që patë shtatorja e diktatorit.

?Poshtërimi i kundërshtarit politik nuk ashte fitore; ashte shkaterrimi i gjysmes shqiptare qe mendon ndryshe zoti kryeminister. Ti sot e rrethove vendin me ushtri dhe polici, ti sot deshe të  justifikojsh  paret e taksa paguesve shqiptare dhe europian per bunkerin..

Por u gabove zoti kryeminister , ne dhe dhe pse ju ishit te rrethuar me police e ushtare ne të ç?veshëm dhe ta shkatërruam festen e bunkerit tend. Mbi kokën tende valëvitej fotua e poetit martir Havzi Neles , ku ju mbani përgjegjësi dhe si familje, por dhe si parti qe varet poetin kur europa thyente muret e bunkeret.

Të jeni më se i qarte zoti Kryeministër se ju nuk mund të mbroni simbolet e komunizmit duke përdorur fotot e martireve te lirise. Fati i bunkerit tënd do të ketë fatin që patë shtatorja e diktatorit. Një shtet dhe shoqëri nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësinë siç vepruat sot ju zoti kryeministër?– thuhet ndër të tjera në deklaratën ish-të përndjekurve 

Lajmet e fundit nga