LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta në Konferencën Ekonomike/Duhet të mësojmë nga kultura gjermane e punës

18 Nëntor 2016, 15:09, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, dhe Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, morën pjesë në Konferencën Ekonomike të Bizneseve Familjare të Gjermanisë në Baden-Baden.

Meta dhe Ahmetaj ishin të ftuarit e nderit në konferencën vjetore, që mbledh pronarët e kompanive më të mëdha familjare gjermane në Baden-Baden, ku ofruan një ekspoze të gjerë të zhvillimit dhe potencialeve ekonomike të Shqipërisë pranë disa prej investitorëve më të rëndësishëm gjermane.

Gjatë fjalës së tij, Meta, u shpreh se Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e pandalur të Gjermanisë në konsolidimin politik të vendit, në rrugëtimin evropian të tij dhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit, ku Shqipëria shërben si një portë hyrëse.

Meta nënvizoi se Shqipëria mirëpret investimet gjermane dhe Kuvendi në këtë drejtim është i përkushtuar në forcimin e kuadrit ligjor dhe avancimin me reformat kyçe si ajo në sistemin e drejtësisë, e cila i shërben konsolidimit të klimës së investimeve të huaja dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë.

Kryeparlamentari theksoi gjithashtu se: ?Besoj që kjo është koha e duhur që Gjermania dhe Shqipëria të forcojnë akoma më shumë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe të biznesit. Për ne shqiptarët është bekim fakti që fokusi dhe prezenca e Gjermanisë në rajon po rriten shumë. Ne duhet të shqyrtojmë çdo mundësi për të krijuar biznese dhe për të tërhequr kompanitë gjermane në vendin tonë, në të gjithë sektorët e ekonomisë. Ne duhet të mësojmë nga kultura gjermane e punës, menaxhimit dhe disiplinës dhe mbi të gjitha të frymëzojmë një brez të ri të liderëve tanë të rinj se ?modeli gjerman? nesër mund të jetë një realitet dhe në Shqipëri?. 

Sakaq, duke folur për burimet natyrore të Shqipërisë, Meta përmendi disa investime të mëdha në drejtim të energjisë së rinovueshme, ndërsa shtoi se në sektorët minerarë, të industrisë përpunuese dhe naftës ka shumë kompani ndërkombëtare që po investojnë në Shqipëri.

Ndërsa, Ministri i Financave, z. Arben Ahmetaj, bëri një prezantim të bilancit ekonomik e financiar të Shqipërisë ku mes të tjerash vuri në dukje se stabiliteti makro-ekonomik dhe reformat strukturore që po ndërmerren në Shqipëri, e bëjnë vendin shumë më atraktiv për investitorët e huaj.

Gjatë forumit, Kryetari i Kuvendit, z. Meta, iu përgjigj edhe pyetjeve të përfaqësuesve të biznesit gjerman mbi situatën e fundit gjeopolitike në Ballkan pas ?Brexit?.

Meta theksoi se pavarësisht zhvillimeve shqetësuese në Bashkimin Evropian siç është vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga BE-ja, Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj evropian, sepse qytetarët e vendit dhe të gjithë rajonit kanë nevojë për një Bashkim Evropian të fortë dhe të plotësuar me Ballkanin plotësisht të integruar në të.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se momentet e vështira ekonomike dhe kriza migratore, që BE-ja ka përjetuar së fundmi, nuk duhet t?i hapin rrugë alternativave populiste dhe ksenofobiste, të cilat rrezikojnë seriozisht vlerat evropianiste të solidaritetit që na bashkojnë, duke vënë në dukje se biznesi dhe investitorët kanë nevojë për stabilitet dhe jo për barriera.

Lajmet e fundit nga