LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kujt ti besoj Lulit apo Bashës?!

18 Nëntor 2016, 11:52, Aktualitet CNA

Kreu i PD-së Lulzim Basha është njeriu i cili sot pas 3 viteve të një qeverisjeje të keqe, problematike, skandaloze dhe të korruptuar të Ramës, duhet të ishte njeriu dhe alternativa më e besueshme në vend. Basha duhet të ishte gjithashtu ?ylli në shkëlqim? dhe shpresa që do të kishin shqiptarët për të ardhmen e tyre, por në fakt kjo nuk po ndodh, Basha nuk është alternativa e vetme dhe e besueshme, apo ?ylli në shkëlqim? i shqiptarëve, kjo jo për faj të shqiptarëve por për faj të tij dhe aksionit politik që ai ka ndjekur në krye të PD-së.

Intervista e djeshme në ?Top Story? tregon se Luli është një lider i paqëndrueshëm që lëvizjet politike nuk i ka strategji të mirëfillta politike por lëvizje të përçarta sipas interesit të momentit, të pamenduara, të nxituara dhe në shumicën e rasteve të dështuara. Në ?Top Story? dje Luli i la të hapur derën Ilir Metës. Luli tha ?Dera nuk është e hapur vetëm për LSI-në, por për këdo, sepse kjo nuk është një kauzë partiake, por për shqiptarët.? Më parë Basha si kauzë kishte vendosur, luftën kundër drogës, kundër krimit dhe zgjedhjet e lira.

Por në 12 Mars të vitit 2015, jo në ?Top Story? por në studion e Blendi Fevziut në Klan, i pyetur nga drejtuesi i emisionit se a do të bënte PD koalicion me LSI-në, Basha tha: ?Nën drejtimin tim, PD nuk do të bëjë kurrë koalicion me LSI-në e Ilir Metës?.

Dy qëndrime të ndryshme në 18 muaj, në marsin e vitit të shkuar na thoshte kurrë me Ilir Metën, ndërsa dje në mbrëmje shqyente dyert publikisht për Metën dhe përtej tij. Kë duhet të besojmë Lulin e marsit 2015, apo Bashën e 17 nëntorit 2016./Citynews

Lajmet e fundit nga