Connect with Us

Destabiliteti i Metës/Qeveria nuk ka 71 vota në Parlament

Aktualitet

Destabiliteti i Metës/Qeveria nuk ka 71 vota në Parlament

Publikuar

-

Lëvizjet e fundit të Ilir Metës si dhe llogaritë e numrave për të tronditur Edi Ramën në qeverisjen e vendit, duket se mbështeten tek mungesat e 71 votave nga ana e PS-së dhe aleatëve të tij të vegjël, siç është PDIU.

Ilir Meta është i qartë në veprimet e tij dhe skemat që po përdor për të tronditur qeverinë dhe për ti treguar Ramës se është ai faktori kryesor që mban qeverinë në këmbë, dhe jo PDIU, e cila çdo ditë e më shumë po merr pushtet nga Edi Rama dhe po konsiderohet si aleati më i rëndësishëm dhe garancia e PS-së përfitohet në zgjedhjet e ardhshme.

Në parlament socialistët sot kanë rreth 60 mandate plus 5 të PDIU-së, maksimumi i tyre shkon në 65 mandate, pra në çdo moment Edi Rama është kryeministri që duhet të mbijetojë duke ju lutur Metës.

LEXO EDHE:  Partia Socialiste nuk gjen dot kryetarë degësh/Rilindja kërkon në çdo qelizë

Sipas mandateve që kanë socialistët rezulton se në zgjedhjet e 2013-ës PS ka marrë 65 të tilla ku përfshihet edhe mandati i deputetit të LSI-së Spartak Braho. Në rast se do të heqim edhe mandatet e deputetëve Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi, PS shkon në 62 Mandate. Në rast se do të llogarisim si vota kundër edhe mandatet e Vladimir Kostës, apo edhe deputetes së Vlorës që kontrollohet nga Koço Kokëdhima, Mira Shehu, në një aritmetikë mjaft të thjeshtë rezulton se socialistët kanë vetëm 60 mandate deputetësh, duke e çuar Edi Ramën në minimumin e tij historik si Kryeministër./Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Pjesë e planit për copëtimin e  Kosovës/ Argatët shqipfolës dekorohen nga Vuçiç

LEXO EDHE:  Partia Socialiste nuk gjen dot kryetarë degësh/Rilindja kërkon në çdo qelizë

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

489 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 28 persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 489 raste të reja të prekur nga Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



LEXO EDHE:  Çdo çështje që lidhet me integrimin europian shkon përtej çdo interesi të ngushtë partiak

LEXO EDHE:  Analiza e mandateve/ LISTA BASHA-LSI, një humbje për PD-në

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Protestat në Malin e Zi në fokusin e shtypit gjerman

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Në Malin e Zi demonstruesit u përpoqën të pengonin ceremoninë e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse. Protestat ku pati mjaft të lënduar gjejnë jehonë edhe në shtypin gjerman.

Gazeta gjermanishfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Mal të Zi me artikullin “Mali i Zi grindet për rolin e kishës”.

“Jo temjani i ceremonisë kishtare, por gazi lotsjellës dhe tymi i zi i gomave të djegura do të mbeten në kujtesë nga ngjitja në detyrë e metropolitit Joanikije në Cetinje”, shkruan NZZ.

Situata u shkallëzua të dielën, ku pati skena përleshjesh mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. NZZ thekson, se shugurimi i metropolitit të Malit të Zi u shndërrua gjithnjë e më shumë në një çështje politike javët e fundit, e kjo ka të bëjë me marrëdhënien e komplikuar me Serbinë dhe sidomos me situatën e brendshme në vend.

“Lidhjet mes Podgoricës dhe Beogradit janë tradicionalisht të ngushta. Vetëm në vitin 2006 Mali i Zi doli nga federata e përbashkët. Që atëherë krahu politik i presidentit afatgjatë, Milo Gjukanoviç është përpjekur për distancim.

Në anën e politikës së jashtme kjo reflektohej në lidhjen me perëndimin, brenda vendit në përpjekjet për forcimin e identitetit kombëtar. Këtu bëjnë pjesë edhe përpjekjet për të spostuar Kishën Ortodokse Serbe, besimin e së cilës e ka shumica e popullsisë, dhe ngritjen e një kishe kombëtare.” NZZ analizon, se Mali i Zi ka tani një metropolit të ri, por përçarjet në vend janë bërë më të thella, se kurrë më parë.



Kurse gazeta gjermane, “taz” tageszeitung në një opinion të gazetarit Erich Rathfelder me titullin “Pretendim sundues serb”, shkruan, se nëse Kisha Ortodokse serbe kërkon të dalë sërish politikisht në ballë, kjo të sjell kujtime jo të mira të viteve 90-të.

LEXO EDHE:  Drejt dështimit me shpejtësi/Hapi pas i Bashës me minjtë e Çilit

LEXO EDHE:  Analiza e mandateve/ LISTA BASHA-LSI, një humbje për PD-në

Atëkohë ishte projekti i Serbisë së Madhe, që çoi në luftërat në Kroaci dhe Bosnje, sot është projekti, “Srpski Svet”, që do të thotë bashkim i “botës serbe”. “Kisha Ortodoske Serbe në Beograd sundon deri më tani në pjesën serbe të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, në pjesë të Kosovës dhe kërkon tani të sundojë edhe në Mal të zi.

Për shkak se në Serbi tradicionalisht, politika bindet ndaj fesë, politikisht kjo do të thotë, edhe në plan afatgjatë, që këto rajone të bashkohen në një shtet. “Bota Serbe” nuk është vetëm një ide shpirtërore-kulturore, siç paraqitet me dëshirë, por mban brenda edhe pretendimin për sundim. Ky pretendim u bë i qartë në mënyrë brutale tani në Mal të Zi.”

Kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se refuzimi masiv i ceremonisë, bazohet në atë, se kryeqyteti historik Cetinje konsiderohet djep i idesë së pavarësisë malazeze.

“Realizimi i ceremonisë së shugurimit të Joanikijes me dhunë policie do ta thellojë edhe më shumë përçarjen në vend, sipas analistëve. Presidenti vendit, Milo Gjukanoviç, që në vitin 2006 përmes një referendumi e çoi vendin drejt pavarësisë, sipas të dhënave të veta në kohën e trazirave ndodhej në Cetinje, dhe fajësohet nga Kisha Ortodokse-Serbe se ka nxitur trazirat.”/DW

LEXO TE PLOTE