LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO - Finalizohet Operacioni "Brryli"/ Në pranga tre shtetas, një në kërkim

17 Nëntor 2016, 14:44, Aktualitet CNA

Specialistët e Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Brryli”, ku u godit një grup kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Mirjan Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Danjel Kilja, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Proceduar në gjendie të lirë shtetasi:

A.K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje” si dhe është shpallur në kërkim shtetasi, E. Ç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë falë informacioneve të marra, se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin veprimtarinë e jashtëligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e “Brrylit”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mirjan Hoxha, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri, pushkë model 56

– Një krëhër me 15 fishekë model 56

– 12 fishekë të kalibreve të ndryshme

– 13 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva

– Disa qese farmaceutike që shërbenin për të shpërndarë lëndën narkotike në doza.

Vazhdon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim. /Citynews

Lajmet e fundit nga