LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Riciklimi i plehrave/ Rama dhe Gaçi të lidhur me mafian italiane

17 Nëntor 2016, 14:31, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot nga foltorja e parlamentit disa shkrime të mediave italiane, të cilat flasin për lidhjet e organizatës ?Ndrangheta? me kompaninë që ka ardhur në Shqipëri për të bërë riciklimin e plehrave.

Sipas tij, deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, ka udhëtuar shpesh në Verona së bashku me kryeministrin Edi Rama për tu lidhur me disa persona me të shkuar kriminale.

Shkrimet e mediave italiane, të cituara nga Berisha:

Më 22 Qershor 2016 u themelua në Tiranë kompania ?Eco Albania?. Kjo kompani është bashkëpronësi e Bashkisë së Tiranës (51%) dhe kompanisë ?ASGM Holding Albania? (49%). Aktualisht kjo kompani ka një kontratë ekskluzive me Bashkinë e Tiranës që synon ingranimin e saj në formë monopoli në trajtimin e mbetjeve të qytetit.

Aksionari AGSM-Holding-Albania në dukje është një kompani e bashkisë së Veronës, por zbardhja e interesave përbërës të kësaj kompanie zbulon se ajo është e ndarë në:

AGSM Verona ? 75% dhe AMIA ? Verona 25%

Kompania AMIA-Verona përfaqësohet nga shtetasi Andrea Miglioranzi dhe është kompani private e cila ka një akses të veçantë në Bashkinë e Veronës. Zoti Miglioranzi më herët ka qenë i përfshirë si përfaqësues i disa kompanive të tjera italiane të cilat janë hetuar nga prokuroria italiane si kompani nën kontrollin e organizatës kriminale Ndragheta. Biznesmeni Miglioranzi është njeri tepër i afërt i kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi.

Kryebashkiaku Tosi nga ana tjetër ka qenë subjekt i një skandali mediatik sepse pak kohë pasi ai kishte mohuar çdo lidhje me organizatën Ndragheta, në media u publikua një foto e tij, ku pozonte në një përqafim vëllazëror me shtetasin Antonio Giardini, i cili konsiderohet si lojëtar i rëndësishëm i organizatës mafioze.

Aktualisht Bashkia e Veronës dhe kompanittë AGSM-Verona dhe AMIA-Verona dyshohen si kompani nën tutelën e organizatës ?Ndrangheta?.

Ka patur disa sinjale në media dhe në dosje hetimore që lidhin personazhet, ndonëse një hetim më i thelluar do të nevojitej për të verifikuar dhe dokumentuar më qartë përfshirjen e interesave të organizatës mafioze në këtë histori.

Nga ana tjetër, nëpërmjet pamjeve filmike dhe dokumenteve zyrtare, rezulton se ingranimi i ?klanit Veronez? në projektin e riciklimit ka nisur në vitin 2014, kur deputeti rilindës Artan Gaçi shkoi në Verona dhe kërkoi zyrtarisht mbështetjen në kompaninë AMIA-Verona, për të hyrë në Shqipëri.

Vizita e Gaçit u pasua nga dy vizita të Edi Ramës i cili u takua në Itali me kryebashkiakun e Veronës Tosi. Ky i fundit erdhi më pas në Durrës ku u fol për një projekt kulturor, por interest e vërteta të takimeve lidheshin me biznesin e riciklimit.

Pas takimeve me Ramën, kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, nisi kontaktet me Erion Veliajn dhe dy bashkitë nënshkruan dhe marrëveshjen mes tyre dhe krijuan kompaninë e përbashkët ?Eco Tirana?. Indiciet, dokumentet publike, fotot e publikuara, hetimet e disa personazheve të lidhur nga prokuroria italiane, çojnë në gjurmët e implikimeve të organizatës Ndragheta, duke ngritur dyshime të arsyeshme se Edi Rama ka vendosur të bëjë biznes me këtë organizatë dhe t?ua japë atyre monopolin e riciklimit.

Të njëjtat kompani italiane kanë dështuar që të aplikojnë të njëjtën skemë në Rumani, Bosnje apo Kroaci.

Këto ishin disa denoncimet e bëra sot nga ish kryeministri Berisha në parlament. Ky i fundit disa prej tyre i lexoi në gjuhën italiane duke shkaktuar të qeshura mes deputetëve socialistë. /Citynews

 

Lajmet e fundit nga