LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata rikthen Kosenin/ Ish-komisari masakroi qytetarët

17 Nëntor 2016, 11:24, Aktualitet CNA

Gjykata ka lëshuar urdhërin ekzekutimi të vendimit për rikthim në detyrë të tij të ?policit të fortë? të Policisë së Shtetit, Edmond Koseni.

Në një pronocim për media, ai ka deklaruar se nuk është larguar dhe pezulluar kurrë nga policia, por në fakt është njeriu i skandaleve në Policinë e Shtetit.

Rrahjet dhe skandalet e Edmond Kosenit në qendër të Elbasanit, të qytetarëve dhe denoncimet e tyre janë jo pak. Koseni, atë kohë drejtor i Policisë së Elbasanit, bashkë me shoferin dhe shoqëruesin e tij, akuzoheshin se ushtronin dhunë dhe terror mbi qytetarët. Për këtë arsye ai u pezullua nga detyra pasi denoncimet ishin të shpeshta dhe pafund.

Rrahjet, dhunë, terror, qytetarë të shtruar në spitale, masakrime në ambjentet e parburgimit, tortura në mes të bulevardit janë kronikat e kohës në lidhje me ish-policin e fortë, që me dhunë dhe terror pretendonte se kishte vendosur ligj dhe rend në Elbasan.

Madje Amnesty International denoncoi plagosjen deri dhe vdekjen e disa shtetasve për shkak të dhunës, duke identifikuar si të përfshirë në keqtrajtimin e rëndë fizik, policinë e Elbasanit dhe drejtuesin e saj.

Ai u pezullua nga detyra në vitin 2001, ndërsa pas 11 vjetësh u shpall i pafajshëm nga Gjykata. /Citynews

Lajmet e fundit nga