Connect with Us

Corriere della Sera: Shqipëria, sera europiane e drogës

Aktualitet

Corriere della Sera: Shqipëria, sera europiane e drogës

Publikuar

-

Gazeta më e madhe në Itali, e njohur për qëndrimet e saj pro të majtës, “Corriere della sera” ka një shkrim me titull “Shqipëria, sera e drogës në Europë”, flet për problemin e kanabizimit në vendinn fqinj.

Sipas gazetësm, 43 misione përtej kufirit të Guardia di Finanzas italiane të zhvilluara në tokën shqiptare nga janarit i këtij viti deri më sot kanë zbuluar 753 mijë bimë marijuanë në një territor prej 213 hektarësh.

“Corriere della Sera” bën një historik të problematikës së mbjelljes së kanabisit në territorin shqiptar duke e nisur me gushtin e vitit 2004, kur një helikopter i policisë italiane më në bord dy nënkomisar policie, një mareshall i Guardia Di Finanzas dhe një zyrtar i antidrogës shqiptare, nisi të mbikqyr në rreth 400 metra lartësi, territorin e fshatit të Lazaratit. Ky helikopter u godit me kallashnikov nga banorët e fshatit.

“Prej këtij momenti e deri më sot ka ndryshuar gjeografia, lartësia, niveli i trafikantëve, mjetet, njerëzit, taktikat e mbrojtjes, teknikat e punësimit. Por nuk ka ndryshuar substanca. Shqipëria është sera e drogës në Europë”, shkruan “Corriere della Sera”.

Cdo vit një avion i financës italiane i modelit Piaggio P166DP1, sipas një marrëveshje me qeverinë shqiptare. në një kuotë prej 1000 metra mbikqyr rreth 20 % të territorit shqiptar, duke përjashtuar qytete, male e lumenj, pra rreth 50 % të territorit kombëtar.

Prej janarit deri më sot ky avion ka kontroluar rreth 21 hektarë të terrenit shqiptar e në 42 operacione kanë zbuluar rreth 753 mijë bië marijuane.

“Duhet mos harruar se çdo bimë marijaune prodhon jo më pak se 2,5 kg drogë, madje dhe më shumë. E duke llogaritur se në Puglia në Itali 1 kg drogë shitet rreth 1300 euro, fitimi që do të sillnin 753 mijë  bimët e shkatërruar nga policia në Shqipëri, do t’i kapërcente 2 miliardë euro. Pra rreth 1/4 e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Rama bisedë telefonike me Tsipras/ Nacionalizmi minon marrëdhëniet mes dy vendeve

Trafikantët e drogës që zgjedhin të nisen dhe nga ishujt grekë, për të qënë brenda Bashkimit Europian, kanë një rrjet të rëndësishëm mbrojtje sidomos në rajonin e Puglias e janë skafistë të eksodit të viteve ’90 që  janë shndërruar shumë më teknologjikë, të rrezikshëm e aventurierë edhe kur Deti Adriatik është në stuhi të plotë. Por këto rreziqe ia vlejnë kur sheh fitimet që sigurohen

“Por mbi mjetet lundruese transportohen dhe kokainë, armë, e disa thonë dhe muhaxhedinë në vajtje o ardhje për “luftën e shenjtë” në Lindjen e Mesme, shkruan gazeta italiane.

“Pagat e policëve shqiptarë janë të ulëta, pak qindra euro, e ndjenja e nderit për uniformën, qënia i drejtë e respekti për veten, nuk evtiojnë që agjentët të blihen nga trafikantët. Trafikantë janë të fuqishëm, mafiozë, të pasur, me lidhje të rëndësishme.

Bosët jetojnë mes Shqipërisë e Italisë e fshihen sa herë që perceptojnë se po ndodh diçka. Ndodh që një arrestim nuk konkretizohet në Itali ( mos vallë ka spiunë dhe në Itali) e në Shqipëri të kërkuarit i lënë përherë të ikin e të zhduken.

Sipas gazetës, në Shqipëri me 400 mijë euro një i kërkuar sistemon praktikën e tij e fiton lirinë e përhershme. Ndoshta për gjithë këtë nuk ka një zgjidhje e nuk do të ketë. Fakt mbetet që 1 kg marijuanë në Pulia shitet sot 1300 euro e në Veri të Italisë 1800 euro. / Përshtati Citynews

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  SHBA sjell autoblinda në Shqipëri/Çfarë po ndodh?!

LEXO EDHE:  Kërcënimet e Presidentit të Greqisë për Veto/ Ish-ministri bën thirrje për reagim

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Kapet gomonia me 734 kg marijuanë në Itali/ Në pranga 3 shqiptarë

LEXO EDHE:  Anëtar i një rrjeti të fuqishëm/ Zbulohet identiteti i një prej skafistëve që çuan 2 tonë drogë në Itali

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: