LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Nuk ka BE pa opozitën

17 Nëntor 2016, 11:47, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha mori fjalën pas ndërprerjes 5-minutëshe që dha drejtuesja e seancës Valentina Leskaj.

Ai akuzoi mazhorancën se po sulmon opozitën dhe ndryshon rendin e ditës.

?Sulmuat opozitën duke ndryshuar rendin e ditës. Sikur nuk ka media, sikur nuk ka miliona qytetarë që na ndjekin?, tha Berisha.

?Pa opozitën nuk ka rekomandim. Pikërisht se silleni kështu e humbët hapjen e negociatave. Kërkoni të rrihni gjoksin. Nëse u vendos rekomandimi u bë se kushtetuta u votua nga Opozita se nuk kishit vota. Nëse s?u hapën negociatat ndodh se ju keni këto sjellje. Ju lëshoni tonelata akuza, me paturpësi, dhe pastaj kërkoni seanca. Po ç?seanca doni ju kur sulmoni opozitën?, vijoi Berisha

?Ai nuk meriton të dalë këtu?, tha Berisha për ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. /Citynews

 

Lajmet e fundit nga