LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Altin Goxhaj: Soros krijon në Shqipëri elita mediokre për t’i kontrolluar

17 Nëntor 2016, 20:38, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj tha në emisionin ?Arena? të Dritan Hilës në Ora News se ka qenë anëtar bordi i Fondacionit Soros, tashmë një armik i hapur i tij.

Sipas Goxhajt, qëllimi përfundimtar i këtij fondacioni në Shqipëri është të krijojë elita politike mediokre me qëllim kontrollin më të lehtë të tyre.

Gonxhaj: Në vitet 2000 kam arritur të konstatoj nga brenda duke qenë drejtuesi i Këshillit Rinor, kishim njerëz edhe shkollat e fshatit, më propozuan dy anëtarë të bordit që unë të isha anëtar i Fondacionit se një tjetër do largohej. U futa me shumë qejf sepse isha pjesë e një strukture që të jepte mundësi financiare. Kur jam futur brenda, pashë me sytë e mis se aty nuk kishte asnjë rregull demokratik në një institucion që quhet donator, ishte thjesht mbështetje personale e njerëzve të caktuar. Në atë kohë njihesha si person që mbështesja Edi Ramën. Për atë kohë, dera mu hap. Mjafton që aktivitetet të bëheshin në mbështetje të Edi Ramës, në atë kohë ministër Kulture. Pashë që çdo shqiptar që bënte aktivitet për të promovuar këtë ministri që drejtohej nga Edi Rama e kishte çekun e bardhë. Me një gjysmë faqe letër merrje 10 milionë lekë, 20 milionë lekë të vjetra. Në vitin 2003 kam parë se si ishin një grup personash që promovoheshin në Shqipëri. Kur kam dhënë dorëheqje në sytë e tre deputetëve të Parlamentit shqiptar; unë jam dorëheqjen sot se nuk dua të bëj më pis emrin tim në strukturën më të korruptuar që më kanë zënë ndonjëherë sytë, një strukturë e cila nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm se të shkatërrojë shoqërinë civile shqiptare, e cila ka interesa okulte.

Hila: Kur e rrezikojnë Shqipërinë?

Gonxhaj: Po të shikosh nga viti 2003 deri në vitin 2016, rasti më tipi është i Erion Veliajt. Krijohet një mekanizëm, futesh në shoqëri civile dhe krijon një besim qytetar.

Hila: Në bordin e këtij fondacioni ka njerëz që kanë goxha eksperiencë njerëzore? Ismail Kadare, Ylli Popa,

Gonxhaj: Po të hysh në strukturën e fondacionit, nuk ka fare rëndësi kush është në bord. Një fondacion funksionon në parimet e reputacionit. Nuk mund të ketë fondacion që të ketë peshë në vend po nuk pat reputacion.

Reputacioni janë pikërisht ata njerëz reputacion publik. Fondacioni funksionon me një strukturë ekzekutive. Ku janë gjërat e këqija? Të shkretosh elitat e një vendi. Të krijosh elita mediokre. Mbasi krijon këto lloj elitash, me anë të tyre kontrollon një vend. Shqipëria ka votuar për herë të parë kundër Izraelit në 26 vjet me urdhër të Xhorxh Soros për Edi Ramën.

Lajmet e fundit nga