LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema për rrëzimin e Ramës/Ja kush mund të votojë kundër

16 Nëntor 2016, 11:18, Aktualitet CNA

Kreu i LSI-së, Ilir Meta po përpiqet ditët e fundit që të bashkojë të gjithë faktorët kundër Ramës për të bërë të mundur largimin e tij nga posti i Kryeministrit dhe vendosjen në Krye të Qeverisë të një emri tjetër. Kjo për t?i dhënë më shumë qetësi dhe garanci atij dhe opozitës për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017. Mësohet se Meta ka bashkuar rreth vetes të njëjtin grup deputetësh që ai e kishte pranë edhe në tentativën e Qershorit kur u përfol si njeriu që po përgatiste trazira në Qeveri.

Sot Grupi Parlamentar i PS-së zyrtarisht ka vetëm 62 deputetë, këtu kemi parasysh largimin e Ben Blushit, Mimoza Hafizit dhe mandatin e Spartak Brahos. Citynews ka mësuar se një grup deputetësh të pakënaqur me Kryeministrin Rama, mund t?i bashkohen Metës për të votuar kundër Qeverisë dhe për të sjellë në krye të saj një tjetër Kryeministër. Emrat që mund të vonojnë kundër janë, Namik Dokle, Arta Dade, të cilët janë emra që shpesh kanë shprehur pakënaqësinë ndaj Ramës por kundër mund të jetë edhe deputeti i Lezhës, Eduard Ndocaj, i cili pak ditë më parë mori drejtimin e një partie të vogël dhe ka deklaruar për Citynews se kjo forcë politike nuk do të ishte në koalicion me socialistët. Këtyre tre emrave mund t?ju shtojmë edhe votën e deputetes Mira Shehu, e cila është një deputete nën kontrollin e ish-socialistit Koço Kokëdhima.

Këto janë llogaritë që sot Ilir Meta i ka mbi tavolinë dhe i lexon mjaft qartë. Këta emra në bashkëpunim me LSI dhe PD mund të bëjnë të mundur rrëzimin e Ramës dhe vendosjen e një kryeministri të ri në një Qeveri të pakicës por që vinte pas skemave brenda Parlamentit.

Lajmet e fundit nga