LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

EKSKLUZIVE-Flet Osman Stafa ish-kreu i PD-së Durrës/ Enno, Ristani dhe Kadilli po shkatërrojnë PD-në

16 Nëntor 2016, 11:50, Aktualitet CNA

Ish-kreu demokrat i degës së Durrësit, Osman Stafa, larguar nga detyra pak kohë më parë ka folur ekskluzivisht për Citynews. Stafa ka sqaruar pozicionin e tij pas riorganizimit të degës së Durrësit, ai flet për udhëzimin që çoi në ndarjen e degës, shkaktarët e humbjes në zgjedhjet lokale por edhe përgjegjësitë konkrete nga qendra në bazë. Ish-kreu demokrat i Durrësit nuk harron të flasë për kontributet e tij politike, lidhjet me qytetarët, por edhe vazhdimësinë e tij në politike. Ai drejton gishtin tek Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli dhe sekretari i përgjithshëm Arben Ristani të cilët i quan përgjegjës për gjendjen dhe situatën që po kalon dega e PD në Durrës, ku së fundi është emëruar një kryetar pa kryesi dhe pa struktura të cilat u shpartalluan pas një udhëzimi të hartuar dhe firmosur nga këta tre persona.

Pse nuk u realizua procesi i riorganizimit të PD-së në Durrës?

Nuk u realizua sepse AI udhezim ne vetvete nuk ishte dhe nuk kishte baze statutore. Nuk dispononte elementet pozitiv per te sjelle risi apo energji te reja neper deget lokale te PD. Ai udhezim nuk ishte dhe nuk kishte mendimet e bazes apo te strukturave te partise demokratike dhe aq me pak ne ate udhezim nuk kishte kohezion dhe koherence mendimesh dhe idesh nga personalitete me eksperience ne funksion te organizimit te PD.

Ai udhezim nuk kishte transparence dhe kishte hapur selektivitet degesh ne interes te hartuesve si Ennno, Ristani, Kadilli etj. Ndaj baza dhe strukturat e partise treguan jo indiference, por pergjegjesi  perballe ketij udhezimi duke e sfiduar me mos pjesemarrje dhe angazhim. Une e kam vlersuar si mesazh per qendren jo dhe si sfide apo mos pjesmarrje ne kete proces.

Kjo pyetje duhet ti drejtohet z. Imami si kryetar i grupit te punes i mandatuar nga kryesia e PDSH apo z. Enno si sekretar i organizimit te PDSH apo z. Ristani si sekretar i Pergjithshem. Por keta persona jane personat me pak te interesuar per mbarvajtjen e strukturave te PD-s dhe jane shume te interesuar per te krijuar situata pershtjellimi neper dege qe me vone te nderhyjne per te imponuar zgjidhje ne interes te tyre por jo ne interes te organizimit dhe gjenerimit te energjive pozitive neper deget lokale te PD-s dhe konkretisht ne Durres

Pse arriti PD në shmangie të zgjedhjeve dhe rikthim të praktikës së kryetarëve të komanduar në krye të degëve lokale?

Partia Demokratike ne themel te saj ka voten e lire.

Nepermjet lirise dhe shenjterise se votes se lire rritet dhe funksionon demokracia. Per fatin e keq te shqiptarve vota e lire dhe liria e votes akoma dhe sot nuk jan pjes jetesore e sistemit demokratik ne Shqiperi. Ky nuk eshte modeli i zgjedhjeve ne PD. Partia Demokratike ka bere zgjedhje dhe ne vitet me te erreta te demokracise sic ishte viti 97-98 me problematika produkt i kohes apo dhe i grupimeve por kurre nuk ju ka shmangur votes se antarsise se mandatuar per votim.

Çfarë përgjegjësie ndjeni ju personalisht për humbjen në zgjedhjet lokale?

Po ndjej pergjegjesi politike dhe mora  vetem para demokrateve dhe qytetareve te ndershem durresake te cilet ne kushte terrori kane perballuar nje ekip kriminal me mbeshtetje te hapur te strukturave shteterore te cilat i kam denoncuar me fakte tashme te njohura publikisht nga opinioni dhe institucionet shteterore.

Ndjej pergjegjesi aq sa i takon nje kryetari dege lokale ne drejtim prej me pak se nje vit. Ndjej pergjegjsi aq sa me takon kur kandidati per kryetar bashkie emerohet nga qendra 45 dit para dates se votimeve kur kishte me shume se gjashte muaj i ofruar nga qendra nje kandidature tjeter qe kishte punuar dhe ngritur grupet e punes. Ne  perballe kishim kryetarin e bashkise prej dy mandatesh me nje mbeshtetje te gjere nga krimi dhe paraja e krimit. Ndjej pergjegjsi aq sa me takon si pjes e nje ekipi kryesuar nga n/kryetari PDSH, deputetet dhe kandidatja per kryetare bashkie.

Pra ndjej dhe jam pergjegjes si pjese e nje ekipi ku ne teresi rezultati nuk ishte produkt i paaftesise se struktures dhe bazes se partise.

Une perulem para cdo demokrati te ndershem sepse e di dhe jam mese i bindur qa ata jane shpirti i PD-s dhe viktima te pushtetit sot dhe pse jo pak here dhe te djeshem nga arroganca jone.

Ndjej pergjegjsi politike dhe morale po aq sa ndjen z. Basha per rezultatin e zgjedhjeve ne Dibër.

Sa kohë keni që jeni shkëputur funksionalisht nga strukturat e PD-së dhe a është e përçarë dega e Durrësit?

Per asnje çast dhe moment nuk jam shkeputur nga puna dhe kontaktet me demokratet. Nuk është vetem zyra kontakti me demokratet. Kontaktet jane takimet me ta , diskutimet e halleve dhe problemet qe sot po vrasin shpresen e cdo familje shqiptare. Qenia pran tyre ne cdo moment ka qen dhe eshte modeli im si sot ne opozite dhe neser ne pushtet. Denoncimet pa fund ndaj pushtetit vendor dhe qendror kane qen dhe jam modele opozitarizmi qe un i ofrova ne sherbim te qytetarit durrsak. Menyra ime e te berit opozite pa kompromise ndaj kundershtarit politik dhe ne sherbim te qytetarit ka prekur jo pak qarqe lokale dhe qendrore. Kjo eshte dhe do jete pjese e modelit tim politik.

Ka nje realitet qe un e kam shprehur jo pak here qe disa indivite qe kane funksione tejet te rendesishme ne PDSH jane shkeputur fare apo jane prezent vetem kur z. Basha nderrmer ndonje tur takimesh me qytetaret ose me strukturat e partise.

Cila do të jetë vendimarrja juaj personale pas këtij mënjanimi nga Partia Demokratike, e cila ka shpërfillur edhe kontributin tuaj në drejtimin e degës së Durrësit?

Prania dhe kontributi im ne PD nuk eshte hyrje nga dritaret apo skutat e sigurimit apo te krimit. Un jam pjese qe ne lindje e Partise Demokratike, nuk jam as prurje dhe as gjetje.

Un e dua shume vendin tim Shqiperine , kam luftuar dhe luftoj  per demokracine dhe respektoj maksimalisht bindjet dhe idealet e mia dhe nuk lejoj askend te luaj me mua dhe familjen Time. Karakteri percakton fatin. Ndjej kenaqesi pa fund kur jam dhe harxhoj orë të tera me njerezit e thjeshte dhe nuk pranoj te mbaj canta apo te ofroj dreka apo darka te shtrenjta individeve anonim ne politik apo ne shoqeri qe per momentin kane apo jane ne nje pozicion !?

Nuk jam produkt as i krimit, as i sigurimit dhe aq me pak sorosian./Citynews

Lajmet e fundit nga