LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Kolonjë/ Denoncimi i PAA: Qeveria kërkon të monitorojë votën e administratës publike

15 Nëntor 2016, 11:28, Aktualitet CNA

Partia Agrare Ambjentaliste vijon me denoncimet sa i përket fushatës zgjedhore për Bashkinë e Kolonjës.

Në një dalje publike, zëdhënësja e kësaj partie u shpreh se, ?punonjës të administratës publike kryesisht në qytetet Ersekë dhe Leskovik, po ndihen të kërcënuar, teksa Partia Socialiste po i imponon që me çdo kusht, t’u monitorojnë votën, duke urdhëruar që të votojnë me shenja apo simbole të veçanta në fletët e votimit?.

Deklarata e plotë: 

Denoncoj sot veprime dhe akte që po cënojnë rëndë fushatën elektorale për kreun e Bashkisë në Kolonjë. Me përcaktimin e kandidatit të PAA për garën zgjedhore në Kolonjë, Partia Agrare Ambientaliste ka deklaruar se do të bëjë një fushatë larg zhurmave mediatike, të qetë dhe të ndershme, një fushatë model.

Por sot, shikojmë dhe konstatojmë në Kolonjë, investime elektorale të Rilindjes, me të cilat jo vetëm nuk pajtohemi, por i kontestojmë si forma të pamoralshme për të marrë votën, padyshim të parregullta, aq më shumë për faktin që bëhen në disa zona të Kolonjës, ku banorët, jetojnë nën minimumin jetik, ku varfëria është ulur këmbëkryq.

Punonjës të administratës publike kryesisht në qytetet Ersekë dhe Leskovik, po ndihen të kërcënuar, teksa Partia Socialiste po i imponon që me çdo kusht, t’u monitorojnë votën, duke urdhëruar që të votojnë me shenja apo simbole të veçanta në fletët e votimit.

I bëjmë thirrje KQZ, që në këto kushte, të shikojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzimi të veçantë, siç dhe e përmban Kodi Zgjedhor që votuesit do të duhet të votojnë brenda kuadratit, me shenjat përkatëse, në mënyrë që fleta e votimit të konsiderohet e vlefshme, si dhe të bëjmë me dije se çdo fletë votimi që mban shenjë dhe simbol tjetër veç të parashikuarave në Kod, do të konsiderohet e pavlefshme, duke mbrojtur kështu vullnetin e lirë për të votuar.

Në emër të Partia Agrare Ambientaliste i bëj thirrje qeverisë të ndalë forcën e pushtetit, duke mos urdhëruar më Drejtorët e saj Rajonalë dhe të Përgjithshëm, që të braktisin detyrën e tyre dhe të qëndrojnë për të bërë fushatë në mbështetje të kandidatit të Rilindjes.

Institucionet përgjegjëse para ligjit duhet të reagojë në mënyrë të menjëhershme për të ndalur raprezalen ndaj votuesve, ushtrimin e presionit ndaj administratës publike, përdorimin e aseteve të shtetit në shërbim të kandidatit të Rilindjes, si dhe të lënë të qetë votuesit kolonjarë që të zgjedhin lirisht dhe të pavarur, të pandikuar dhe jashtë presionit, kandidatin që ata vetë përzgjedhin dhe votojnë.

Kolonja do të votojë Dritan Hajron

Nuk ndikohemi nga asnjë presion, apo dhunë, përkundrazi të tilla veprime na bëjnë edhe më të vendosur për fitore.

Zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës mbahen të dielën e 20 nëntorit. /Citynews

 

10:51 Aktualitet

Rama lakuriq!

Kryeministri i vendit, Edi Rama është një personazh që shqip...

Lajmet e fundit nga