Connect with Us

EKSKLUZIVE/Basha urdhëroi delegacionin të votonte kundër çeljes së negociatave

Aktualitet

EKSKLUZIVE/Basha urdhëroi delegacionin të votonte kundër çeljes së negociatave

Publikuar

-

Skandali i ndodhur javën e shkuar me çeljen e negociatave për dhënien e statusit për Shqipërinë ishte një ngjarje që kaloi jo pa zhurmë. Kujtojmë se kjo ngjarje ndodhi konkretisht të mërkurën e shkuar. Socialistët shpërndanë videon e debatit që Aldo Bumçi zhvillonte në sallë me ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregu.

Debati i tyre konsistonte në qëndrimet që duhet të kishte opozita, dhe rekomandimit që Komisioni Europian do t’i jepte Shqipërisë për çeljen e negociatave. Aldo Bumçi kërkonte që në raport të vendoseshin frazat shqetësuese si droga, krimi dhe zgjedhjet. Por në fakt, Komisioni duket se kishte vendosur gjithçka, beteja e Bumçit ishte një luftë me ‘mullinjtë e erës’. Por ai ishte i detyruar dhe urdhëruar nga Kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili përpara se delegacioni të nisej ka zhvilluar takime me Bumçin dhe Pollon në lidhje me qëndrimet që do të mbanin deputetët e PD-së në takim.

Ashtu siç ishte orientuar, Bumçi mbajti qëndrimin e tij pa e ditur se tashmë ishte vendosur që Shqipërisë do t’i jepej rekomandim për çeljen e negociatave.

Gjatë debatit në sallë, Bregu i kërkonte Bumçit që të jetë në koherencë dhe të mbështesë raportin, sepse tashmë ai është final.  Siç duket edhe në video Bumçi është tejet nervoz dhe jashtë natyrës së tij, kjo pasi ai e sheh veten të pafuqishëm për të penguar apo ndryshuar rekomandimin e Komisionit Europian.

Megjithëse mban qëndrimin politik që i është urdhëruar, pas publikimit të raportit, Bumçi bëhet i vetmi njeri në Shqipëri, për herë të parë në historinë e Demokracisë së saj, që është kundër hapave të vendit drejt BE-së.

LEXO EDHE:  Basha me “gisht në gojë”/ Dështon vizita në Berlin

I urdhëruar nga Basha, Aldo Bumçi ndoqi linjën zyrtare, “që ishte një intrigë dhe lojë e radhës” e pamenduar mirë nga Basha, me shkaqe dhe jo pak pasoja për partinë më të madhe të opozitës.

Në opinionin publik, Bumçi doli si një anti-europian, si një njeri që nuk e donte Shqipërinë në BE, por në fakt ai ishte vegla e Bashës, i cili e shiti mikun dhe deputetin e tij. Basha e hodhi “në kosh të plehrave” Bumçin, dhe pasi e pa se dështoi në tentativën e tij për të ndryshuar raportin dhe penguar çeljen e negociatave, kreu demokrat doli në media dhe si gjithmonë shpalli fitoren e radhës. Këtë herë duke hequr nga supet e tij urdhrin për bllokimin apo ndryshimin e raportit për çeljen e negociatave, dhe duke deklaruar se PD dhe ai vetë ishin persona që kishin mundësuar këtë vendim të Këshillit të Europës. Në fakt e vërteta është krejt ndryshe, Basha tentoi ta bllokonte, dhe deputetët e tij votuan kundër, por pasi e kuptoi gafën e tij politike të radhës, ai ndryshoi menjëherë qëndrim. Ai doli në media, shpalli fitoren e radhës, shiti deputetin e tij Aldo Bumçi, i cili mësohet se ditët e fundit ka mbajtur qëndrim ndaj kryetarit të PD-së, të cilin e akuzon për tradhtinë e radhës./Citynews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aksident në Korçë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Sipas policisë, makina tip Ford ka përplasur një këmbësor rreth 45 vjeç, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarje.

“Korçë/Informacion paraprak

Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj protestuesve/ Ish-eurodeputetja i përmend negociatat Ramës: Tregove fytyrën e vërtetë

LEXO EDHE:  Basha me “gisht në gojë”/ Dështon vizita në Berlin

Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fiksi teston Ramën në makinën e së vërtetës/ Thumbon Bashën, Kryemadhin dhe Metën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin Fiks Fare ku ka dhënë një intersitë të veçantë.

Pyetjeve të dy prezantuesve Devi dhe Dori, kreyministri i ka dhënë duke iu nënshtruar testit të makinës së të vërtetës.

Fillimisht kryeministri Rama ka treguar se emrin Edvin ia ka vënë gjyshja, por më pas ka preferuar të mbajë shkurtimin emrit Edvin.

Pyetjes se a ke mbajtur maskë përpara pandemisë , kryeministri i është përgjigjur “Po”,  “Këtë maskën kështu jo (maskwn kundwr Covidit), por një maskë tjetër po.”

Prezantuesit e Fiks Fare e pyetën kryeminsitrin Rama edhe për mardhëniet që ai ka aktualisht me Presidentin Meta, nëse vazhdonin të kishin mardhënie institucionale

Kryeminsitri konfirmoi se aktualisht nuk ka as mardhënie institucionale “Mardhëniet nuk i kam sepse po pres që t’i dalë rakia”.

Rama gjatë intervistës së tij në Fiks Fare nuk ka preferuar t’i përgjgijet pyetjes për cilësimin si gjethe të kalbura që Presidenti Meta u bëri të larguarëve nga LSI (Lefter Koka, Nasip Naço), të cilët kalaun në PS.

Perpara “makinës së të vërtetës” kryeminsitri pranoi se nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet që ka bërë.

Gjithashtu nuk ka preferuar që t’i përgjigjet pyetjes se përse nuk kërkon zbatimin e ligjit për mitingjet e opozitës ku nuk po respektohen masat anticovid, por i drejtohet për ndihmë Zotit.

“Çfarë janë këto pyetje? Ju ka zënë kjo sëmundja e analistëve dhe ju”, ishte përgjigja e kryeminstrit.

Përpara makinës së të vërtetës kryeminsitri Rama i ribëri edhe një herë parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit .Fillimisht parashikoi që PS do të marrë 74-78 mandate, por në fund u ul në 74-76 mandate.

Gjatë intervistës së tij nuk munguan “thumbat”për Presidnetin Meta, zonjën Kryemadhi, zotin Basha dhe zotin Berisha.

LEXO EDHE:  Basha takim me banorët në Lushnje/ Pritet me byrek dhe kos deleje

LEXO EDHE:  “Një Jozefina Topalli të re në parti?”/ Përgjigjet Basha

Duke ironizuar tha se “Tek Basha pëlqej që kur rren zëri i bëhet me i ëmbël. Monika më pëlqen kur s’flet, kurse tek Meta edhe kur është tapë thotë jam esëll.Tek Berisha pëlqej qetësinë që e karakterizon”.

Pyetjes se çfarë nuk pëlqen tek vetja, kryeministri kërkon nga djemtë të fikin “makinën e së vërtetës” për të treguar se nuk i pëlqen zëri i tij i brendshëm.

Rama u pyet se me kë do bënte koaliciom nëse nuk do të mund të arrijë kuotën e deputetëve për të qeverisur .

“Do bëj koalicion me Fiks Fare që të vij të punoj këtu part-time”.

Pyetjes se ku ka më sbumë komunistë sot, në  PD apo në PS Rama u përgjigj se komunistat më të shumtë janë grumbulluar tek Gjiri i Lalzit.

Pyetjes thumbuese se çfarë pëlqen më shumë të pijë midis rakisë verës dhe drogës Rama u përgjigj: “Qumësht grenxash pluhur, thithe nga veshi dhe je bombë”.

Pyetjes së Fiks fare se nëse ishte duke e shfrytëzuar për fushatë vaksinimin kundër Covidi-t, kërkoi që në përgjigjen e kësaj pyetjeje të jetë serioz duke u shprehur se “një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje  dhe 300 mijë vaksina përkthehen në 300mijë buzëqeshje”.

-Nëse pas 25 prillit do t’i duhej të krijonte qevrinë me opozitën, Rama tha se Bashës do t’i jepte Ministrinë e Shtetit për Relaksin, ndërsa Kryemadhit Drejtorinë e Përgjithsme të Sherreve.

Pyetjes se ku e ndjen veten më mirë si politikan apo si piktor, Rama u përgjigj “politikan piktor”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha zbulon emrat/ Kush janë dy të fortët e plagosur dje në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Berisha zbulon emrat/ Kush janë dy të fortët e plagosur dje në Elbasan

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, e cila pati prapavijë politike.

Berisha tha se në ngjarjen e djeshme kanë mbetur të plagosur dy persona nga bandat e të fortëve në Elbasan.

Sipas tij, të plagosurit që nuk janë raportuar në media janë Klemend Xhaferri dhe Suel Çela, persona me precedent penalë.

Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot. Ndodhi ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty. Cfarë shikoj unë në komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen.

LEXO EDHE:  Basha me “gisht në gojë”/ Dështon vizita në Berlin

LEXO EDHE:  “Një pyetje për kreun e Meduzës”/ Berisha vë me “shpatulla pas muri” Ramën

Si ka mundësi që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë. Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdoën armën, mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat.Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë nën kujdesin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, deklaroi ish-kryeministri në Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE