LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO - Sherr me shitësit e duhanit në Shkodër/ Shefi i policisë nxjerr pistoletën

11 Nëntor 2016, 10:41, Aktualitet CNA

Shefi i Krimit Ekonomik në Policinë e Shkodrës nxorri pistoletën në mes të turmës së shitësve të duhanit dhe i kërcënoi.

Doganat zbarkuan në lagjen Rus të shkodrës për të sekuestruar duhanin e prodhuar nga fermerët e Shkodrës. Ata u përballën me rezistencën e shitësve të cilët tentuan të rimerrnin sasinë e duhanit që punonjësit e doganave kishin futur në makinën e tyre.

Në këtë kohë, shefi i Krimit Ekonomik, Pjerin Lazri nxjerr pistoletën në mes të turmës dhe i kërcënon shitësit.

Ky veprim shkaktoi irritimin e shitësve të cilët nisën të qëllonin me pakot e duhanit e sende të tjera punonjësit e doganave dhe të policisë, derisa i detyruan të largohen. /Citynews

Për më tepër shihni pamjet e mëposhtme:

Lajmet e fundit nga