Connect with Us

Horoskopi e enjte 10 nentor

Aktualitet

Horoskopi e enjte 10 nentor

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Nuk duhet te kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mire do jete t’i merrni gjerat sa me shtruar. Ai do ju dashuroje sipas mënyrës se tij. Beqaret do ndihen te lumtur pranë disa personave qe sapo kane njohur dhe do jene gati te fillojnë një lidhje me ta. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni te qete.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te re kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do ndihen gati për te pranuar ftesa dhe për te bere çmenduri me personat qe do i joshin. E rëndësishme është qe nuk do mërziten dhe do përjetojnë emocione. Gjendja e te ardhurave do lere shume për te dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinake do keni probleme serioze.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Ju do jeni shume xheloze për partnerin gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do e lejoni atë te dale me miqtë e tij. Kujdes sepse po vazhduat kështu do e humbni shpejt. Secili ka nevoje për lirinë e tij. Beqaret nuk do e kene mendjen fare tek krijimi i një lidhjeje edhe pse do joshen gjithë kohës. Venusi do ua mbroje gjithë kohës financat. Do kryeni pa frike shpenzimet me te domosdoshme dhe do hiqni para mënjanë.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ka rrezik te bëni gabime sot ne jetën tuaj ne çift dhe pa dashur do e lëndoni tej mase partnerin tuaj. Kjo mund te sjelle pasoja ne lidhjen tuaj. Beqaret do jene te papërqendruar dhe as qe do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Me vone do i kërkojnë, por nuk do i gjejnë dot me. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme dhe mund te kryeni edhe ndonjë investim.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me te duruar dhe te pranoni te hapni rruge ndonjëherë. Beqaret do ndihen aq mire ashtu si janë saqë nuk do duan te dalin fare nga frika se mos i joshe dikush dhe mund te ndryshojnë status. Sektori i financave do jete me i dobët se kurrë me pare. Nuk do mundeni dot te blini gjerat me jetike te ditës.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Do i rregulloni qe ne mëngjes problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe do kaloni me tepër çaste intime me te. Dita do jete fantastike. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe kane për te humbur disa mundësi te mira për te filluar lidhje. Ne planin financiar do ju realizohen te gjitha ëndrrat qe keni pasur. Gjendja do jete e shkëlqyer edhe fale disa shpërblimeve te majme qe keni marre nga një pune e kryer.

LEXO EDHE:  Horoskopi 25 Qershor 2016
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ju qe jeni ne një lidhje do kujdeseni shume qe gjerat te ecin me se miri me partnerin tuaj. Do i përgatisni shpesh edhe surpriza atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk duhet kërkuar asgjë me ngulm. Gjendja e te ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni financat tuaja. Kujdes!

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Do kaloni çaste te këndshme me partnerin tuaj qe ne orët e para te mëngjesit dhe nuk do doni te shkëputeni prej tij për asnjë çast. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe as qe do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Gjithsesi nuk do e ndiejnë aq shume mungesën e një partneri ne krah. Ne planin financiar do ndërmerrni masa dhe do e stabilizoni situatën me shpejt nga sa mendonit.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni me shume fat sot juve qe jeni ne nje lidhje dhe te gjitha dëshirat do ju realizohen. Do ndiheni mjaft mire. Beqaret duhet te mos tregohen te paduruar sepse mund te bëjnë gabime te pafalshme për te cilat do pendohen shpejt. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi. Do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe gjendja te stabilizohet sa hap e mbyll sytë.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasioni gjithashtu do jete me i zjarrte dhe kënaqësitë me te mëdha. Beqaret do arrijnë te realizojnë takimet e menduara dhe do ndihen me entuziaste për te ardhmen. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës qëndrueshmëria. Do e dini mire sate shpenzoni qe te mos keni probleme.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Dite e këndshme edhe pse jo me aq shume emocione sa dikur. Mjaftohuni me qetësinë dhe harmoninë qe do mbizotërojë. Beqaret do kenë flirtime pa fund dhe plot mundësi për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse është ajo qe dëshironi. Ne planin financiar do merrni masa strikte dhe fale ndihmës edhe te disa te afërmve do arrini ta stabilizoni gjendjen.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Dite e mbushur me bashkëpunim dhe mirënjohje kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret me mire te mos hedhin hapa te nxituara, por nëse ju pëlqejnë personat qe kane njohur te vazhdojnë ende te njihen me ta. Te ardhurat do fillojnë te kenë disa përmirësime te vogla.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Plumba në shpinë e në brinjë/ Detaje nga krimi i rëndë në Peqin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarrin paraditen e sotme në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Policia ka nisur kontrollin në të gjithë zonën, por ende nuk kanë një autor.



Të dhënat e para flasin se 45 vjeçari ka dy plagë me armë, një në shpinë dhe një brinjë.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Mërkurë, 16 Qershor 2021

LEXO EDHE:  Horoskopi javor: Dashuria, puna, financat/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Të tjera detaje të zbuluara janë viktima nuk është banor i Peqinit dhe sipas Prokurorisë së Elbasanit, dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ikja e Gjekmarkajt, një arsye për të larguar Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkajn e zë amnezia/ Një kritik në prehërin e Lulit, mëshirojeni

Deputeti megaloman, qesharak dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, Agron Gjekmarkaj për të disatën herë ka përsëritur, se në rast se mblidhet Kuvendi i PD dhe Berisha fiton, ai do të ikë nga PD, por nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit.

Në fakt, kjo është arsye më shumë për Foltoren, është një arsye më shumë për demokratët për të kuptuar,se kush është Agron Gjekmarkaj.

Është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, sepse ka vendosur deputetë të tillë që nuk vlerësojnë rregullin numër një të demokracisë, vendimin e shumicës, por duan tarafet e tyre, qejfet e tyre, postet e tyre, rrogat e tyre, pasurimin e tyre dhe nuk vlerësojnë as demokratët dhe as verdiktin e tyre.

Agron Gjekmarkaj është një njeri që ka haluçinacione të forta në daljet e tij mediatike.

Dikur një anti-bashist i theksuar, që akuzonte Lulzim Bashën deri tek familja, sot është kthyer në një Lulzims i vogël, thjesht dhe vetëm për rrogën e deputetit, pasi Mark Marku e futi në listën e Lezhës, pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

Ai thjesht dhe vetëm kontribut quan daljen në televizion.

Në fakt, daljet në televizion dhe shkrimet, janë të përkthyera në para për xhepin e tij.

Pra, kur demokratët vuanin ishin të papunë rrugëve, luftonin kundër Qeverisë, Agron Gjekmarkaj llomotiste lart e poshtë dhe mbushte xhepin me para.

Tani mori edhe mandatin e deputetit pa asnjë lidhje me strukturat, pa bërë një fushatë të saktë dhe të qartë, pasi sot Lezha, dega e PD-së është e braktisur nga deputetët.

Mark Marku ka dhënë dorëheqjen, Gjekmarkaj nuk ka shkelur për asnjë ditë ti pyesë demokratët, për atë se çfarë po ndodh dhe si duhet të veprojë si përfaqësues i tyre.

Por, del nëpër media dhe thotë se po fitoi Foltorja edhe Berisha ai do të ikë, por jo si deputet, por do të ikë nga grupi i PD dhe do të qëndrojë deputet i pavarur.

Pra, sërish nxjerr kokën, lekët i do në xhep, t’i vendosë palë-palë  por jo të respektojë vendimet e demokratëve, të shkojë të marrë mendimet e tyre dhe të përfaqësojë ata. Këtë nuk do ta bëjë.

Prandaj, Gjekmarkaj dhe ikja e tij, është një arsye më shumë për të larguar Lulzim Bashën, i cili zgjedh të tillë personazhe, megaloman, të paaftë, njerëz pa lidhje politike, të cilët interesin e parë kanë xhepin, apo bashkëpunëtor të Edi Ramës.

Për dikë mund të duket qesharake, por kjo është e vërtetë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 22 nëntor 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 5 maj 2021

Dje, Agron Gjekmarkaj iu tregonte lart e poshtë shumë njerëzve, mesazhet e tij me Ramën, se si kishte mundur që në bashkëpunim me kryeministrin dhe Lindita Nikollën të rrëzonte grupin e PD-së, i cili mbështeste një kandidaturë për dekan në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Dhe ishte Gjekmarkaj, ai që në bashkëpunim me kryeministrin e kishte rrëzuar Valentina Dukën e Lulit dhe Lulzimsat e tjerë dhe ky ishte fitues.

Një arsye më shumë kjo, sërish për të hequr Lulzim Bashën, për të mbledhur Kuvendin, thjesht dhe vetëm për të treguar se Gjekmarkajt e Lulit duhet të ikin sa më parë e sa më shpejt të jetë e mundur me apo pa Kuvende.



Sepse, ata nuk janë pjesë e Partisë Demokratike. Ata janë mercenerë, megalomanë, të paaftë që nuk kanë parim, nuk kanë vlera, por për ta i vetmi fakt i rëndësishëm dhe argument që kanë për jetën dhe të ardhmen ësHtë si trashet xhepi i tyre.

Dhe Gjekmarkaj është shembulli kryesor dhe në disa dalje mediatike kërcënon se do të ikë.

E kë zu meraku se do të ikë Gjekmarkaj? Sa vota mund të krijojë Agron Gjekmarkaj? Çfarë opinioni ka Agron Gjekmarkaj?

Një megaloman që kujton se njerëzit e mbështesin, e dëgjojnë dhe do veprojnë siç thotë ai?

Por, në qoftë se njerëzit do ta dëgjonin, le të shkojë njëherë në Lezhë, në Kukës, në Korçë, në Vlorë, të dëgjojë demokratët dhe ta shikojë e ta kuptojë, kush ka më shumë rëndësi, broçkullat që ai thotë në media, vendimet e tij idiote apo mendimi i demokratëve.

Atje e kupton sa peshë që ka fjala.

Gjithsesi fjala e Gjekmarkajt ka peshë sa lekët që i jep prurësi më i parë./CNA.al

Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “U shit tek Rama, privatizoi dhe zhduku PD”

Si rilindi Agron Gjekmarkaj/ Nga “Basha ik” në “Luli lider”

Agron Gjekmarkaj dhe dy fytyrat e tij/ I rilinduri që shan dhe “lëpin” Bashën

I rilinduri Agron Gjekmarkaj thikë pas shpine Berishës

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutohet një 45 vjeçar/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.



Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/CNA.al

LEXO TE PLOTE