LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në SHBA/ Elita politike në Shqipëri, të gjithë kundër Trump

9 Nëntor 2016, 15:16, Aktualitet CNA

Si rrallë herë në historinë politike të Shqipërisë e gjithë elita politike shqiptare del kundër një presidenti amerikan.

Kryeministri Edi Rama doli publikisht duke e sulmuar Donald Trump dhe duke financuar fushatën e kandidates demokrate Hillary Clinton. Në një intervistë për gjigandin amerikan CNN ai u shpreh se ?Trump është rrezik për SHBA-të dhe botën?.

Nuk mbetet pas as lideri i opozitës Lulzim Basha, që ndryshe nga linja historike e PD-së, doli publikisht në mbështetje të Hillary Clinton, madje mori pjesë edhe në Konventën e Demokratëve në SHBA.

Më racionali ndër tre liderët kryesorë politikë në vend duket se është kryeparlamentari Ilir Meta. Kreu i LSI-së e shprehu hapur mbështetjen për Clinton por pa dalë shpeshherë publikisht për këtë temë.

Kaq kurajozë dhe analfabetë janë liderët shqiptarë në politikën diplomatike sa morën pozicion dhe tani kanë  mbetur të tre si peshku pa ujë, megjithëse duan të shpëtojnë kush e kush i pari. Dy të parët janë peng iSorosit, ndërsa Meta u bashkua me dy të mëdhenjtë duke u futur edhe ai në gropën e viktimave.

E gjithë kjo kosto politike rëndon mbi shqiptarët, të cilët në 104 vjet shtet i kanë patur përherë sytë nga SHBA-të dhe presidenti i tyre, ndërsa nga sot mund të shihen me një sy tjetër në Washington. /Citynews

Lajmet e fundit nga