LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër suprizë nga Apple

9 Nëntor 2016, 15:21, Tech CNA

Në ditën e parë të këtij muaji Apple krijojë një grup testuesish për përditësimin e fundit që do të sillte gjatë këtij viti. Grupi i zgjedhur i testuesve të regjistruar të Apple pati mundësinë i pari për të testuar ?IOS 10.2 beta?. Ndërkohë që nuk pritej që të vinte për një përditësim te të gjithë përdoruesit smartfonëve  Apple, tashmë ky përditësim është gati që të shkarkohet nga të gjithë përdoruesit që e dëshirojnë.

Me sa duket grupi i parë i testeve e ka pëlqyer përditësimin e ri pasi është bërë i mundur shkarkimi i tij globalisht brenda një jave që nga momenti i fillimit të testimeve. Për të gjithë ju që dëshironi të keni në smartfonin tuaj këtë përditësim, mjafton të shkoni në ?General?, ?Settings? dhe më pas në ?Software Update? dhe të filloni shkarkimin. Pjesë e këtij përditësimi është edhe aplikacioni i ?Apple Tv? të cilin Apple e prezantojë eventin e saj në tetor kur prezantojë edhe MacBook Pro./Citynews.al

Lajmet e fundit nga