Connect with Us

Nga Altin Goxhaj/ Shkëlqimi dhe rënia e skemës sorosiane me votën shqiptare kundër Trump

Aktualitet

Nga Altin Goxhaj/ Shkëlqimi dhe rënia e skemës sorosiane me votën shqiptare kundër Trump

Publikuar

-

CFARE DESHËN TË NA BËJNË!!!

Deshen ta shesin si aset sorosian gjithe voten shqiptaro-amerikane te Zgjedhjet Presidenciale te konvertne formen e aksione, kambiale, asete, stoqe burse!

Deri ne nje pike ja dolen! Deri disa jave me pare e kishin shitur nepermjet mediave sorosiane dhe delegacioneve politike te PS dhe PDse si dhurate sorosiane te Clinton! Madje kishin shpikur para disa muajsh edhe perralla sikur Trump ishte proserb dhe antishqiptar dhe kjo kishte sjelle gjoja edhe urrejtje shqiptare ndaj Trump! Nje makine e tere sorosiane shqiptaro-amerikan u vu ne pune per ta prodhuar kete “te vertete” krejtesisht te pavertete! Keshtu Rama-Basha me nje gure vrisnin dy zogj! Nese fitonte Clinton si Rama dhe Basha zgjatnin afatin e mareveshjes me Soros te 6 Dhjetorit 2014 per falimentimin e Shqiperise dhe krijimin nje Oligarkie Sorosiane ku Rama drejtonte lojen dhe Basha i mbante ison, i lumtur per statusin e larte sorosian! Nese Trump edhe mund te fitonte, me pak gjasa sipas miopise se tyre politike, nuk ishte faji as njerit e as i tjetrit por i gjithe races shqiptare antitrump dhe keshtu kundergoditja e mundshme trumpiste do te amortizohej ne gjeresine e fajtorit me emrin Shqiptari cka mund te sillte edhe nje lloj braktisje kaq fatlume per faktorin serb dhe grek qe eshte ndjere prej dekadash kaq i pafuqishem ndaj mbrojtjes amerikane presidenciale per Shqiperine! Dhe kjo e dyta mund te konsiderohet nje akt i paster tradhetie ndaj interesave kombetare si nga Rama & Rilindja Sorosiane dhe nga Basha me Kolonen e Peste te Soros ne PD!!!

 ÇFARË NA BËNË!!!

Detyra e Rames ishte te luante rolin e zagarit te sulmit mediatik dhe e Bashes te amortizimit te fajit te Rames ne te gjithe spektrin politik opozitar! Detyra e medias sorosiane qe ta identifikonin antitrumpizmin si nje fenomen kombetar! Shoqeria Civile Sorosiane duhej ta certifikonte si qendrim edhe “inetelektual”!

Prej 2 dekadash ka pasur gjithm nje ekuiliber politik te pashkruar ku e ashtuquajtura e majta shqiptare dhe e ashtuquajtura e djathta shqiptare te orientuara nga vete Washingtoni benin nje ndarje te zbehte preferenciale me Demokratet dhe Republikanet Amerikane por gjths duhet te ishin dhe ne fakt ishin neutrale ne cdo moment zgjedhor amerikan me ndonje prezence simbolike shumne te zbehte perfaqesish ne ndonje event apo ceremoni partiake amerikane pa guxuar ne perfshirje pikerisht duke ruajtur nje ekuiliber model. Kjo bente qe sido qe te ishte vullneti amerikan cdo president amerikan kishte prane lobe dhe lobiste amerikane dhe shqiptare bazuar te pozicioni partiak dhe kjo lehtesonte gjthm fokusimin amerikan ne ceshtjen shqiptare! Natyrisht qe keto kishin vlera minimale sepse kur vinte puna per Ameriken i gjithe faktori shqiptar ishte ne unison me diferenca te vockla qe lidheshin me role politiket pozite-opozite.

Rama per here te pare ne 26 vjet beri goditjen me te paimagjinueshme ndaj nje kandidati presidencial amerikan dhe Basha beri veprimin me te paimagjinueshem ne historine e PDse duke u pozicionuar ne nje konvente te se majtes amerikane duke u pozicionuar hapur kunder tradites se PD per nje rol neutral me pak preferencialitet ngjyre republikane sic kishte ndodhur respektivisht me PD dhe PS ne 25 vjet! Nderkohe Rama nepermjet programit “Economic Growth of Albania” te financuar nga Soros kishte krijuar nje rrjet fake sikur perfaqesohej diaspora shqiptaro-amerikane dhe kjo certifikonte dhe institucionalizonte kontrollin sorosian te vota e shqitaro-amerikane ProClinton dhe AntiTrump! Basha kishte per detyre ta mbronte kete program qe programon gjithe platformen ekonomike te Rilindjes per falimentimin e Shqiperise dhe krijimin e Oligarkise Sorosiane qe perfshin edhe vete Bashen!

 ÇFARË U BËMË!

Levizja Kunder Oligarkise Sorosiane, nje levizje joformale qytetare dhe politike qe perfshinte disa gazeta antisoros, media online antisoros, disa politikane antisoros, disa aktiviste qytetare antisoros disa gazetare aktiviste antisoros dhe sidomos nje numer i konsiderueshem shtetasish shqiptaro-amerikane synoi ta demontoje skemen e paraqitjes (shitjes si aset) te votes se shqiptaro-amerikaneve si nje aset sorosian ProClinton dhe AntiTrump, nepermjet diskreditimit dhe te faktimit nepermjet mobilizimit te sa me shume votave shqiptaro-amerikane proTrump duke e prezantuar me sa me shume zhurme qe shqiptaret per arsye te kundershtimit te oligarkise sorosiane kane po kaq arsye te votojne kunder Clintonit proSoros dhe pro Trump Antisoros duke paraqitur me sa me shume zhurme onnline se sic ka vota nostalgjike per familjen Clinton ka dhe vota pro Trump si nje nevoje urgjente e aktualitetit politik shqiptar! Dhe funksionoi! U diskreditua me fakte dhe prova mashtrimi i madh mediatik sorosian sikur vota e shqiptareve ishte e gjitha proclinton apo edhe antitrump sipas figurave te “shquara” politike dhe mediatike sorosiane te Tiranes, prane Rilindjes apo Partise Demokratike! U krijua nje furi e madhe ne portalet online qe angazhimi Rama-Basha proClitnon dhe madje edhe AntiTrump ishte nje skenar i sponsorizuar sorosian dhe u paraqiten fakte dhe prova se si Basha ishte i perfshire ne kete skeme nepermjet Johny Podestas me financimin e Soros! Brenda 4 muajve, u krijua nje ortek online qe perfshiu gjithe Shqiperine mbi shkakun sorosia te mashtirmit politik me voten shqiptaro-amerikane! Me qindra shqiptaro-amerikan ta djathte apo papoziconuar te ndergjegjesuar ne nje forme apo tjeter u deklaruan me voten e tyre ProTrump dhe madje nje pjese edhe AntiClinton dhe shkaku i ketij qendrimi dhe reagimi, plotesisht apo pjeserisht ishte binomi Rama-Soros! Me dhjetra aktviste votues tradicionale te PDse shqiptare i kerkuan llogari Bashes se me cte drejte e pozicionte PDne kunder Trump ose te njeanshme proClinton! Dhe qellimi u arrit! Influencimi sorosian Rama-Basha ne Amerike u neutralizua pergjithesisht nga reagimi antisoros duke e diskredituar dhe humbur forcen manipuluese ne dhjetra mije vota shqiptaresh ne SHBA!

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Meta/ Rama, "nëna" e të këqijave, nuk e lëshoj zyrën

U hap nje faqe online e shqiptareve proTrump (“Albanian for Trump”), u prodhuan mesazhe, slogane, debate, postera, foto demonstrative, videoselfie, spote video te cilat shperndaheshin dhe perhapeshin duke I zene te papergatitur per kunder reagim autoret e skemes se mashtrimit sorosian! Disa politikane te PD, ne pavaresi te plote nga Basha, u perfshine personalisht per muaj te tere ne informimin e stafit te Trump nga Tirana ne SHBA dhe me pas edhe direkt ne zyrat e stafit te Trump per te informuar per te verteten e mashtrimit sorosian me voten e shqiptareve dhe realitetin krejtesisht te kundert me ate te paraqitur nga rrjeti sorosian!

E gjithe kjo veprimtari intensive qe nuk e koordinonte asnje shtab elektoral, asnje individ, por qe e bashkonte vetem koherenca proTrump dhe fryma e interesit patriotik dhe qytetar, solli per pasoje edhe deshtimin e aktit te tradhetise kombetare Rama-Basha per te fundosur bashke me veten e tyre edhe gjithe faktorin shqiptar ne rast se do te fitonte Trump duke i humbur faktorit shqiptar mundesine e lobimit qe ka pasur hstorikisht ne Presidence, Senat dhe Kongres qe tashme eshte i gjithi Republikan! Ne SHBA tashme e dine! Vota shqiptare ishte si per Clinton dhe Trump! Por dine po ashtu qe edhe Rama edhe Basha jane dy marioneta antitrumpiste te George Soros!!! Dhe koka e George Soros eshte trofeja qe Trump do ti jape elektoratit amerikan (referuar identifikimit qe iu be atij ne fushaten disa mujore) si hapi i pare i pastrimit te politikes amerikane nga lobingjet korruptive dhe trafiku i influencave! Dhe rasti shqiptar eshte nje nder rastet me fatkeqe dhe me te pamerituar qe ka ndodhur deri me tani!!! S’mund ti rezervohej nje shkretim dhe rrenim I tille si ky popullit me proamerikan ne bote nga Soros dhe banda e tij shqiptare!

Tashme konfigurimi I ri politik ne SHBA ku republikanet kane edhe Presidencen, edhe Senatin edhe Kongresin ka aktore te tjere shqiptare te djathte dhe eshte fillimi I nje konfigurimi te ri politik dhe shoqeror ne Shqiperi, si e vetmja zgjidhje per ti dhene shpetim politikes shqiptare nga asfiksia sorosiane!

KJO ISHTE FITORJA E SHQIPERISE! KY ESHTE DHE FILLIMI I FUNDIT TE SOROSIZMIT NE SHQIPERI BASHKE ME USHTRINE E VETE TE MERCENAREVE QE PO E FALIMENTOJNE KETE VEND!!! /Citynews

Ja pse media dhe politika shqiptare mashtron për votën kundër Trump të shqiptaro-amerikanëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Debati Trump – Biden/ Palët ndahen për masat ndaj covid, pas një jave del vaksina

Publikuar

-

Nga

A ka frikë Xho Bajden të debatojë sërish me Donald Trumpin?

Debati presidencial ne SHBA ka filluar me qendrimet e paleve per situaten ndaj Covid 19.

Presidenti Donald Trump ka theksuar se vendi duhet te hapet, sepse ekonomia po shkaterrohet dhe vendi i mbyllur nuk eshte pergjigja e duhur.

Trump theksoi se shume brenda nje jave do kemi vaksinen dhe shume shpejt do kete nje sasi prej 100 milione per popullaten.

LEXO EDHE:  Rama sërish thirrje naftëtarëve/ Dilni nga greva që të bisedojmë!

LEXO EDHE:  Rama sërish thirrje naftëtarëve/ Dilni nga greva që të bisedojmë!

Kandidati Joe Biden ne qendrimin e tij theksoi se SHBA duhet te marre me shume masa dhe te vendosen maska, te kete distancim social dhe mbyllje nese eshte e nevojshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Rama sërish thirrje naftëtarëve/ Dilni nga greva që të bisedojmë!

LEXO EDHE:  Mos u tremb Luli, Rama nuk i hapi listat

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA/ Trump-Biden përballë njëri-tjetrit në debatin e fundit

Publikuar

-

Nga

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, debatojnë të enjten në mbrëmje (të premten ora 03.00 me orën e Shqipërisë), hera e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit që gjenden ballë për ballë.

Kandidatët, të dy në të 70-at, ndërprenë vazhdimisht njëri-tjetrin, megjithëse zoti Trump më shpesh se zoti Biden, në debatin e tyre prej mbi 90 minutash në fund të shtatorit, një përplasje që disa ekspertë amerikanë të shkencave politike e përshkruan si debatin presidencial amerikan më të keq ndonjëherë.

Por këtë herë, Komisioni i pavarur për Debatet Presidenciale ka vendosur ta mbyllë mikrofonin e njerit kandidat, ndërsa tjetri flet për dy minuta në përgjigje të pyetjeve për gjashtë çështje që ka zgjedhur moderatorja Kristen Welker e “NBC News”.
Komisioni tha se mendon se nëse as Presidenti Trump as demokrati Biden nuk përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin gjatë komenteve hapëse dy minutëshe, votuesit amerikanë – të paktën ata relativisht të paktë që thonë se janë ende të pavendosur se si do të votojnë – mund të krijojnë një ide më të qartë se në ç’drejtim do ta çojë vendin secili prej tyre kur të marrë detyrën në 20 janar.

Pas dy minutave të përgjigjeve, mikrofonët e kandidatëve do të hapen përsëri dhe një skenar përplasjesh si herën e parë mund të përsëritet. Kandidatët Trump dhe Biden shkëmbyen një varg talljesh, fyerjesh dhe komentesh me thumba ndaj njëri-tjetrit, me ndërprerjet që e bënin të vështirë here pas here për shikuesit që të ndiqnin shkëmbimet.
Shumë gjëra kanë ndryshuar midis debatit të parë dhe atij të së enjtes, i cila mbahet një një sallë debatesh në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi.

Një debat i dytë i planifikuar për javën e kaluar u anulua pasi zoti Trump u prek nga koronavirusi dhe u shtrua në spital për tre net. Kjo e bëri komisionin të vendoste që kandidatët të debatonin virtualisht, por zoti Trump refuzoi dhe takimi u anulua.
Çka është më e rëndësishme, miliona amerikanë tashmë kanë vendosur në lidhje me zgjedhjet, me më shumë se 43 milion njerëz që kanë hedhur votën here me postë ose personalisht. Shumë kanë thënë se gjatë pandemisë së pakontrolluar të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ata donin të shmangnin kontaktin me votuesit e tjerë në radhët e gjata të pritshme në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Shumë votues demokratë që favorizojnë Biden thanë se dëshironin të ishin ndër të parët që votuan për të larguar zotinTrump, duke e bërë atë presidentin e tretë në detyrë të Shteteve të Bashkuara në katër dekadat e fundit, që do të humbiste garën për rizgjedhje për një mandat të dytë.

Votuesit republikanë shpesh u kanë thënë anketuesve dhe gazetarëve se ata synojnë të votojnë personalisht në ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada në zgjedhjet kombëtare amerikane. Debati i së enjtes mund të jetë shansi i fundit më i mirë për zotin Trump, që të ulë epërsinë e zotit Biden në sondazhet kombëtare.

Demokrati Biden, me gati një gjysmë shekulli në skenën politike amerikane si senator amerikan dhe ish-nënpresident në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, mban një epërsi prej 9 ose 10 përqind ndaj zotitTrump në sondazhet kombëtare, por epërsia e tij në shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e përgjithshëm është sa rreth gjysma e asaj të përgjithshme.

Gazetarja Welker e televizionit NBC thotë se ajo do t’i pyesë kandidatët në lidhje me përpjekjet e tyre për të kontrolluar koronavirusin që ka shkaktuar vdekjen e 221,000 vetëve në Shtetet e Bashkuara. Temat e tjera do të përfshijnë familjet amerikane, çështjet racore në SHBA, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen.

LEXO EDHE:  “Farage dhe Johnson do të ishin një forcë e pandalshme”/ Kryeministri britanik refuzon propozimin e Trump    

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Spartak Ngjela: Pse heshtin heronjtë e abuzivizmit të lartë shtetëror sot?

Në një intervistë në Fox News të martën, Presidenti Trump sulmoi moderatoren Welker si “plotësisht e politizuar” dhe sulmoi Komisionin e Debateve si të njëanshëm kundër tij. Presidenti tha se nuk është i kënaqur me vendimin për të mbyllur mikrofonët e kandidatëve gjatë deklaratave hapëse dy minutëshe dhe pretendoi se debati duhej të ishte përqëndruar në politikën e jashtme në vend të pandemisë së koronavirusit dhe çështjeve të tjera të politikës së brendshme.

Zoti Trump ka vazhduar fushatën me tubime të mëdha të mbështetësve këtë javë, duke velrësuar energjinë që ai beson se ato i shtojnë fushatës së tij dhe duke besuar se ato janë thelbësore për të fituar një mandat të dytë. Zoti Biden, ndërkohë, ka qëndruar larg syve të publikut që nga fundjava e kaluar, në shtëpinë e tij në shtetin lindor të Delaware për t’u përgatitur për debatin.

Fushata Trump ka premtuar të përballet me Biden për një çështje që mungoi në debatin e parë – akuzat se djali i Bidenit, Hunter përdori lidhjet e babait të tij ndërsa ishte nënpresident për të bërë marrëveshje fitimprurëse biznesi në Ukrainë dhe Kinë.

Bill Stepien, menaxheri i fushatës së Trump, tha në një deklaratë këtë javë, “Nëse media nuk do t’i bëjë Joe Biden këto pyetje, presidenti do t’i bëjë dhe Biden nuk do t’i shamget dot”.

Zoti Biden i ka quajtur pyetjet në lidhje me djalin e tij “një fushatë shpifjesh”, por nuk i ka adresuar publikisht akuzat specifike në lidhje me marrëveshjen e Hunter Bidenit, përfshirë fakttin që ishte anëtar në bordin e një kompanie ukrainase të gazit natyror për të cilën, sipas mediave amerikane , ai paguhej 50,000 dollarë ose më shumë në muaj.

Nuk dihet se si mund t’u përgjigjet Biden pyetjeve në lidhje me transaksionet financiare të djalit të tij është diçka, dhe nëse aido të ngrejë pyetje në lidhje me shumat e mëdha që korporatat dhe qeveritë e huaja kanë shpenzuar për qëndrime në hotel dhe loja golfi në pronat e zotit Trump gjatë presidencës së tij.

Aaron Kall, një trajnues debatesh në Universitetin e Miçiganit, tha se rezultati i debatit është “edhe këtë radhë shumë më i rëndësishëm për Presidentin Trump”. Zoti Kall tha se Presidenti Trump “ka më pak hapësirë për gabim” sepse ndarjet partiake dhe votimi i parakohshëm kanë lënë më pak votues të pavendosur sesa në disa zgjedhje të fundit presidenciale të SHBA – ndoshta më pak se 5% të elektoratit, sipas sondazheve kombëtare.

“Trump do të ketë pritshmëri më të ulëta për këtë debat duke pasur parasysh sa dobët doli herën e parë” në shtator, tha zoti Kall.

“Nëse ai bën një paraqitje të mirë, kjo mund ta largojë koronavirusin nga titujt e mediave të paktën për një periudhë të shkurtër kohe.”

Sa i përket zotit Biden, profesori Kall tha se “Duke pasur parasysh epërsinë e tij të vazhdueshme në sondazhe, Biden nuk ka nevojë të ofrojë një paraqitje të jashtëzakonshme ose diçka të tillë. Fushata e tij është e kënaqur me gjendjen e garës aktualisht dhe do të ishte e lumtur me një zgjatje të pacaktuar të kësaj gjendjeje”.

Por ai shtoi se “ashtu si gjatë debatit të fundit, ai duhet të ruhet nga ndonjë gafë e madhe që mund të ndryshojë tonin e garës në një moment kritik.”/VOA

LEXO TE PLOTE