LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lul Berisha kërkon lirimin nga burgu

9 Nëntor 2016, 15:13, Aktualitet CNA

Kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha kërkon nga Gjykata lirimin e tij nga burgu, me pretendimin se është i sëmurë rëndë. Kërkesa e Berishës, që prej 12 vjetësh qëndron në qeli, është bërë përmes avokatit mbrojtës, i cili e ka depozituar atë në Gjykatën e Shkallës së parë në Durrrës.

Sipas avokatit, klienti i tij kërkon në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu. Pas hedhjes së shortit kërkesa do të shqyrtohet nga gjykatës Tristan Hamitaj.

Seanca e planifikuar për dje ne orën 10 e 30 në gjykatën e Durrësit, u shty, pasi në të nuk mori pjesë as i dënuari dhe as avokati i tij mbrojtës.

Ka qenë trupi gjykues që njoftoi se Lulëzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se ?vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli?, raporton Panorama.

Ai u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë është në burg. Ai u dënua me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë.

Lajmet e fundit nga