Connect with Us

PD dhe pseudo-kandidatët/Nga Drilon Cani

Aktualitet

PD dhe pseudo-kandidatët/Nga Drilon Cani

Publikuar

-

Durrësi mund të konsiderohet pa frikë dega më e madhe e Partisë Demokratike në vend, meqë Tirana është ndarë në minidegë. Dhe si e tillë, dega e Durrësit meriton vëmendjen e drejtuesve të saj kryesorë.

Por nuk po ndodh kështu.

Ironia e fatit ka do kohë që e ndjek këtë degë.

Ne, që aderojmë këtu dhe kemi dhënë kontributin tonë disavjeçar, plot mund e djersë, po anashkalohemi në mënyrë të përsëritur. Sinjalet e para erdhën me përzgjedhjen e kandidatëve për kreun e Bashkisë së Durrësit. Në çdo grup-seksion u propozuan disa kandidatë dhe, nga propozimi ynë si strukturë, nuk u diskutua dhe as u përzgjodh ndonjë kandidat.

Në fakt, nuk ishte një problem i izoluar. Baza e PD-së në Durrës nuk u pyet fare. Derisa erdhi emri i kandidates Grida Duma, një emër i njohur, plot integritet dhe mjaft përfaqësuese e denjë, por që rezultoi figurë humbëse. Humbëse për shumë arsye. Për shkak të brendshëm, sepse qendra nuk e pyeti bazën, dhe për shkaqe të jashtme, si blerja votive, presioni ndaj votuesve, përfshirja e segmenteve kriminalë, shtimi artificial i listave të votuesve, falsifikimi i kartave te identitetit etj.

Megjithatë, pavarësisht se në bazën tonë mbërriti një kandidaturë nga qendra, e pakonsultuar me strukturat vendore partiake, përsëri ne vijuam fushatën në mënyrë të përgjegjshme, duke investuar jo vetëm në vlera monetare, por dhe me burime njerëzore e gjithçka tjetër për të arritur fitore në Durrësin e drejtuar nga kryebashkiaku i lodhur socialist, Vangjush Dako. Gjithçka rezultoi e kotë. Ne kapitulluam përballë makinerisë rilindase.

Pa u harruar ende ky kapitullim dhe pa mësuar ende nga gabimet e kryera, filluan të shfaqeshin problemet e para. Dhe ja ku erdhi lista e kandiatëve për Këshillin Bashkiak. Lëmsh. U desh ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së për të vendosur pikat mbi “i”. Në listë nuk kishte përfaqësim real të grup-seksioneve përkatëse që përbëjnë degën. Por, përsëri, edhe pse nuk u pyetëm dhe nuk u përfaqësuam siç duhej, vijuam betejën tonë për sukses dhe fitore.

Le t’i kthehemi argumentit kryesor, degës më të madhe të PD-së në vend. Si funksionon ajo?

LEXO EDHE:  Konflikt në varrezat e dëshmorëve/ Veteranët përleshen me mbështetësit e PD

Nuk funksionon aspak dhe është jashtë misionit të të bërit opozitë. Kjo është lehtësisht e dukeshme. Dhe po kaq lehtësisht e verifikueshme. Ata që ideuan shkrirjen e degës, sot po ideojnë të zgjedhin personin tyre në krye të degës, sepse u intereson deputetllëku më shumë se ardhja në pushtet. Nuk duan t’i shikojnë problemet në sy. Sot, problemi kryesor që kanë demokratët e ndershëm në Durrës është papunësia, por dhe mungesa frymës. Nuk ka frymë.

Në protestën e fundit që organizoi kreu i PD-së, Lulzim Basha, ne, demokratët e Durrësit dërguam drejt Tiranës 37 autobusë, pa llogaritur dhjetëra makina të vogla. A jemi sot në gjendje ne të organizohemi si më parë, për të shembur pushtetin e krimit? Kur dega nuk ka as kryetar dhe as kryesi?! Kur mungon fryma?

Absolutisht duhet të ndërhyjë kryetari Basha, i cili duhet t’i refuzojë materialet e kompozuara nga ata që merren vetëm me intriga dhe lojëra të pista, në kurriz të militantëve dhe mbështetesve të ndershëm të PD-së në Durrës.

Sepse ne mendojmë që, kreu i degës sonë duhet të jetë person me integritet; që ka dhënë prova si administrues i aftë; figurë e pastër e gjirit tonë dhe jo i ec e jak-eve të disave, që e kanë lënë në baltë partinë, jo një herë, në momentet e saj më të vështira.

Me shpresë dhe bindje që do të bëhet më e mira për ne, demokratët e Durrësit. /Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Nga

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  “Kandidimin në PD nuk e refuzoi vetëm Topalli”/ Enriketa Papa: Brenda shtatorit del lista me 300 emra

LEXO EDHE:  Basha: Do rritet fuqizimi i anëtarit të PD, vendimet e rëndësishme në duart e tij

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KAS urdhëron hetim për përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave pranoi sot ankesën e paraqitur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, për akuzat e ngritura ndaj një liste kandidatësh, tashmë deputetë të maxhorancës.

Lënda e ankesës lidhej me rishqyrtimin nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të akuzave të ngritura ndaj kandidatëve socialistë Alqi Bllako, Kledina Skendo, Alfred Muharremi dhe Bashkisë Tiranë për përdorimin e aseteve publike në fushatë.

KAS me vendim urdhëron Komisionerin Shtetëror tē Zgjedhjeve që të hapë hetimin administrativ dhe të hetojë shkeljet e pretenduara.

Lajmi është bërë i ditur në mediat sociale nga vetë organizata e të rinjve, të cilët theksojnë se, më herët, Komisioneri Shtetëror kishte pushuar çështjen pa bërë fare hetim administrativ për akuzat e ngritura prej tyre, por, tashmë i duhet ta ribëjë hetimin nga e para.

LEXO EDHE:  Seanca plenare/ PD mbledh urgjent grupin parlamentar

LEXO EDHE:  “Kandidimin në PD nuk e refuzoi vetëm Topalli”/ Enriketa Papa: Brenda shtatorit del lista me 300 emra

Po ashtu KAS vendosi që nëse Komisioneri do të gjejë kundravajtje, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka për detyrë që t’i rekomandojë KAS-it sanksionet e nevojshme adminsitrative./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

LUFTA NË PS-Zbulohet kontrata/ Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Publikuar

-

Nga

LUFTA NË PS-Zbulohet Kontrata, Baftjar Zeqaj financoi portalin që godet Armando Subashin

Në Shtator të vitit 2020 Baftjar Zeqaj u emërua si drejtori i ri i Albpetrolit. Emërimi i tij erdhi paralel me atë të Petro Koçit si kryetar partie në Fier.

Të dyja emërimet u kryen nga Gramoz Ruçi, i cili në atë kohë inkuadroi me mençuri dy socialistë të vjetër për t’i gërshetuar në ekipin elektoral me stafin e Armando Subashit apo me prurjet e reja të drejtorëve të sjellë më herët nga vet Ruçi dhe pse drejtorët ishin në disa raste pa lidhje me Fierin.

Për disa vite me radhë, Baftjar Zeqaj kishte qëndruar në hije, ai mbaroi mandatin si kryetar bashkie në vitin 2015, me tre dosje të hapura në prokurori për korrupsion dhe konflikt interesi.

Baftjar Zeqaj këto vite punoi privatisht me të shoqen si tregtar fruta-perimesh, gjasat janë që Zeqaj do jetë ndjerë i flakur nga Rilindja dhe i harruar nga Armando Subashi, ndërsa ky i fundit i zuri vendin.

Për gjashtë vite Baftjar Zeqaj ishte askushi, kishte prekur fundin dhe me siguri qe emërimi i tij si drejtor Albpetroli në 2020, ishte një shans i artë që ia dha Gramoz Ruçi për ta kthyer sërish në lojë.

Në Dhjetor 2020 Baftjar Zeqaj nënshkroi një kontratë konfidenciale me median Newsbomb, në pronësi të mikeshës së tij Anila Basha. Portali i Bashës përfiton 1 mijë dollarë në muaj nga Albpetroli dhe nga firma e Zeqajt.

 CNA.al zbardh sot draft-kontratën, pasi burime të mirëinformuara na thanë se orogjinali i firmosur gjendet i sekretuar në Albpetrol dhe mbrohet sot me fanatizëm nga miku i Zeqajt dhe drejtori aktual i Albpetrolit, Flamur Mato. (Ky i fundit zëvendësoi Zeqajn me mirëkuptim në Albpetrol në muajin Mars, pasi Zeqaj hodhi kandidaturën në zgjedhjet e 25 Prillit dhe u zgjodh deputet.)

Portali i zonjës Basha ka qenë shumë aktiv dhe i ka dhënë jehonë të spikatur deklaratave të Petro Koçit dhe ka goditur disa prokurime të bëra nga bashkia e drejtuar prej Armando Subashit.

Lexo ketu: “Duart e krimit në financat publike”, zbulohet tenderi që denoncoi Petro Koçi: 2 milionë USD për pastrimin e qytetit të Fierit (Kompania që e fitoi) 

Dhe ketu: “SPAK zbarkon në Bashkinë e Fierit, prokurorët marrin dosjet e tenderave të firmosur nga Armando Subashi”

Dalja ne dritë e draft -kontratës përforcon dyshimet se Petro Koçi nuk po flet si individ, por si një klan i mirëorganizuar në Fier, i financuar nga buxheti i majmë i Albpetrolit të cilin sot e kontrollon Zeqaj nëpërmjet të besuarit të tij Flamur Mato.

Në Fier përflitet nën zë se drejtori i Albpetrolit Flamur Mato është intimiduar dhe ofenduar disa javë me parë nga njerëz të një personazhi problematik në Fier të quajtur A.Isufaj.

LEXO EDHE:  Përsëritet “skenari Arben Ndoka”/ Basha pazare për Agron Dukën

LEXO EDHE:  “Kandidimin në PD nuk e refuzoi vetëm Topalli”/ Enriketa Papa: Brenda shtatorit del lista me 300 emra

Dyshohet se pas debateve me njerëzit e Isufajt, drejtori Mato ka ndryshuar fituesin e një tenderi në Albpetrol.

Nuk ka asnjë të dhënë deri më tani që Mato të ketë bërë ndonje kallëzim për këtë episod qe po përflitet fort në Fier.

Por është Petro Koçi ai që ka dalë publikisht dhe po deklaron se mafia po merr tenderët.

Linja duket qartë, pasi Zeqaj ka miqësi dhe e ka paguar për vite me radhë Petro Koçin si këshilltar në Bashki, në vitet 2003-2012.

Zeqaj dhe Koçi përfaqësojnë të njëjtën linjë politike, ndërsa kontrolli i Zeqajt në Albpetrol po financon media dhe portale për të goditur në favor të kësaj linje.

Qëllimi është për ta paraqitur Armando Subashin si person të lidhur me grupet e të fortëve në Fier.

Armando Subashi sigurisht qe duhet të kete lidhjet e veta në qytet, përfshirë dhe të fortë, por ajo që fsheh Petro Koçi është fakti se te gjitha grupeve të të fortëve në Fier ja ka dhënë Baftjar Zeqaj lejet e ndërtimit, madje në rastin e A.Isufajt dyshohet që Zeqaj i ka dhënë dhe ekskluzivitetin për tregun industrial të qytetit, të gjithë tregtarët industrialë, janë të detyruar të tregtojnë duke paguar qira, në ambientet private të ndërtuesit në fjalë.

Ndryshe nga sa deklaroi Petro Koçi sot sikur këto grupe të fortësh i përkasin LSI-së, e vërteta është se këto grupe u përkasin nga pak të tërëve.

Nuk është e rastësishme që gjatë kohës kur qeverisi pushtetin qëndror PD-ja dhe Zeqaj ishte kryetar Bashkie, tregu bujqësor i qytetit ju dha ekluzivitet një familje me rrënjë tepër të forta në PD.

Retorika e Petro Koçit se gjasme qytetin po e merr mafia e lidhur me opozitën është spekulim.

Të gjitha grupet e interesit në Fier, kanë lulëzuar në periudhën që drejtonte Baftjar Zeqaj. Zoti Zeqaj drekonte e darkonte me ta, u ka firmosur dhjetëra leje ndërtimi dhe licensa ekskluzive. Janë lehtësisht të verifikueshme.

Madje historia e të fortëve qe nisën të merrnin shërbime publike në Fier, ka nisur pikërisht në periudhën kur bashkinë e drejtoi ortaku dhe aleati i Petro Koçit, zoti Baftjar Zeqaj.

Nëse deri më sot Zeqaj ka qëndruar në hije për të tërhequr fijet me fytyrën dhe zërin e Petro Koçit, kontrata me portalin Newsbomb, e kompromenton Zeqajn bashkë me Petro Koçin, pasi ndryshe nga sa hiqen, sikur janë qelibarë dhe ithtarë të ligjzbatimit, rezulton se në fakt të dy ata po përdorin fonde publike të Albpetrolit për të goditur politikisht Armando Subashin me media që i kanë në bordero./CNA.al

LEXO TE PLOTE