Connect with Us

Edi Rama po përgatit ligjin e censurës

Aktualitet

Edi Rama po përgatit ligjin e censurës

Publikuar

-

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përgatit ligjin e censurës për portalet dhe mediat online.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se si armik i fjales se lire, Rama ka ndermarre nje fushate te eger te pashembullt sulmesh ndaj portaleve, drejtueseve te tyre dhe rrjeteve sociale si dhe analisteve qe nuk i kontrollon dot.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave të ngrihen në mbrojtje të fjalës së lirë.

Më poshtë, postimi i Berishës

Edvin Kristaq Rama po pregatit ligjin e censures!

Te dashur miq, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, kreu i krimit te organizuar, njeriu qe ka shnderruar qeverine e vendit ne nje organizate te vertet kriminale dhe Shqiperine, vendin anetar te NATOs e ka shnderruar ne Kanabistan, po pregatit gijotinen per fjalen e lire!

Ai, si armik i fjales se lire, bir dhe nip i xhelateve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, terrorizon dhe dhunon me dosje tatimore pronaret e mediave te shkruara e mediave te tjera dhe u dikton atyre ne nje shkalle te larte, politikat e lajmeve por edhe botuese ne teresi!

LEXO EDHE:  “Janë rrëmbyer e zhdukur pa nam e nishan”/ Gazetari mesazh të fortë Ramës dhe Xhafajt

Po si armik i fjales se lire, ai ka ndermarre nje fushate te eger te pashembullt sulmesh ndaj portaleve, drejtueseve te tyre dhe rrjeteve sociale si dhe analisteve qe nuk i kontrollon dot!

Pikerisht per bllokimin dhe eleminimin e tyre ai po pregatitet te sjelle ne parlament ligjin e gijotines te portaleve dhe mediave online!

U bej thirrje qytetareve shqiptar, mediave dhe te gjithe atyre qe kane jetike lirine e fjales, te ngrihemi ne mbrojtje te shpirtit te vertet te lirise, qe eshte fjala e lire, nen moton: “te flakim, te flakim, te flakim xhelatin e lirise se fjales”! sb

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatura që duhet paguar ndaj Becchetit/ Ish avokatja e shtetit: Fitore për qeverinë që është vetëm një

Publikuar

-

Nga

Fatura që qytetarët shqiptarët duhet ti paguajnë biznesmenit italian Francesco Becchetti, pasi u shpall fitues në Arbitrazh, ishte tema e diskutimit mbrëmjën e sotme në emisionin ‘Log’

Ish avokatja e shtetit e viteve 2010-2013, Ledina Mandija është shprehur se kjo është një çështje e ndërlikuar dhe se deri diku qeveria e ka cilësuar fitore gjyqin me sipërmarrësin pasi nga paditë e bëra ai pretendonte të merrte 1,2 miliardë euro.

“Ka ngritur dy padi dhe një nga ato që është në arbritrazhin e investimeve është pendig, ndërsa tjetra ka kaluar në pezullim. Nëse do të ishte e kujdesshme qeveria çështja dhe situata do të ishte ndryshe. Familjarët Beccheti kishin përqindje të konsiderueshme në televizion që është dhe çështja kryesore.

Beccheti ka filluar me ekzekutimin e vendimit kohë më parë ndërkohë që kishim një veprim të arbritrazhit, ka pas dhe veprime të tij ndaj shtetit shqiptar që gjithashtu shteti i është kundërpërgjigjur. Këtë vit është dhe kërkesa e anulimit të vendimit nga arbritrazhi, duke berë që tashmë vendimi duhet të pranohet nga qeveria.  Nga proceduarat që janë ndjekur dhe nga vendet e tjera të botës ta marrim në total të gjithë këtë kosto shifra shkon deri në 120 milionë euro.

Kur Becchetit fitoi gjyqin ai deklaroi fitoren para publikimit zyrtar dhe pse akoma nuk kemi një vendim të publikuar të arbitrazhit pasi pala shqiptare nuk ka rënë dakord për ta bërë një gjë të tillë. Nga paditë që ai ka mund të pretendonte të merrte 1.2 miliardë euro dhe mund të quhet fitore nga qeveria që është vetëm një faturë për tu paguar . Që në 2015 ka filluar beteja ligjore me Becchetit, është e rëndësishme që të bëhet një analizë mbi studiot shqiptare që kanë fituar. Në të gjithë këtë betejë qoftë dhe me lidhjet penale duhet të ishin të kujdesshëm dhe të punohej në grup”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  “Rama po bën propagandë me COVID-19”/ Gjekmarkaj: Media e gazetarët duhen përfshirë në paketën e ndihmës

LEXO EDHE:  Sondazhet e PS - PD, LSI drejt shkërmoqjes

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  “Rama po bën propagandë me COVID-19”/ Gjekmarkaj: Media e gazetarët duhen përfshirë në paketën e ndihmës

LEXO EDHE:  Xhafa-Çako u shpërblyen për fshehjen e krimit/ Çanta me para përfundoi në zyrën e Noriegës

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE