LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Clinton-Trump, betejë në shtetet e rëndësishme për garën

1 Nëntor 2016, 22:23, Aktualitet CNA

Në Shtetet e Bashkuara, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump shkuan të martën nëpër mitingje në shtete me rëndësi të veçantë për javën e fundit të fushatës së tyre presidenciale.

Clinton shkoi në shtetin e Floridës, në tre qytete të ndryshme. Florida është me rëndësi të veçantë për garën dhe Trump ka pranuar se që të sigurojë fitoren e zgjedhjeve të javës së ardhshme, atij i duhet fillisht të fitojë Floridën.

Disa anketa të kohëve të fundit tregojnë se Trump udhëheq me 1 për qind garën në këtë shtet, por mbetet ende i paqartë rezultati, në kushtet kur të dy kandidatët janë duke kryer vizita të shumta në këtë shtet gjatë ditëve të fundit para zgjedhjeve.

Trump vizitoi të martën dy shtete, ku Clinton ka kryesuar ndjeshëm garën: shtetin lindor të Pensilvanisë dhe atë qendror të Uiskonsinit, me shpresën për t?i ndryshuar votuesve mendimin në favor të tij; të mërkurën ai shkon përsëri në Florida.

Anketat në rang kombëtar vazhdojnë të tregojnë Hillary Clintonin si kryesuese të garës me Donald Trumpin, me 2-4 për qind.

Megjithatë, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga rezultati në secilin prej 50 shteteve dhe kryeqytetit Uashington: shtetet më të mëdha kanë më tepër peshë në rezulatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Bazuar në rezultatet e secilit prej shteteve, kandidatit fitues i duhet të sigurojë të më shumë se 270 prej 538 votave të Kolegjit Elektoral.

Megjithëse anketat tregojnë për një fitore jo me shumicë të konsiderueshme të votës popullore nga zonja Clinton, analistët thonë se ajo pritet të fitojë bindshëm prej Kolegjit Elektoral.

Studjuesi i shkencave politike Alan Abramowitz, i tha Zërit të Amerikës se nuk sheh që ndonjëri prej 19 shteteve plus Uashingtonin, të cilët kanë së bashku 242 vota elektorale dhe që kanë votuar për kandidatët demokratë në 6 zgjedhjet e fundit presidenciale, që të ndryshojnë mendimin e tyre, duke votuar për zotin Trump.

Në se kjo pikëpamje materializohet, Hillary Clintonit do t?i nevojiteshin vetëm 28 vota elektorale më tepër për t?u bërë presidentja e 45-të e Shteteve të Bashkuara.

Kjo është arsyeja përse Florida, me 29 vota elektorale, një shtet shumë i rëndësishëm për zgjedhjet, do të ishte e mjaftueshme që Clinton të fitojë zgjedhjet, në se ajo fiton në të gjitha shtetet që votojnë për demokratët që nga viti 1992.

Lajmet e fundit nga