LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si lindi historia e skandalit të e-mail-eve të Clintonit?

31 Tetor 2016, 22:37, Kosova & Bota CNA

Votuesit amerikanë dyshojnë lidhur me besueshmërinë e kandidates demokrate për president, Hillary Clinton, pas zbulimit të përdorimit të një serveri privat të e-mail-ve për korrespondencë zyrtare gjatë mandatit të saj si sekretare e Departamentit amerikane të Shtetit.

Më poshtë vijon një kronologji e zhvillimeve kyçe lidhur me skandalin e e-mail-ve:

Viti 2015

2 mars ? Gazeta e përditshme prestigjioze njujorkeze ?The New York Times? raporton se ?Clinton ka përdorur një llogari private e-mail-i për korrespondencat zyrtare gjatë mandatit të saj si sekretare e Shtetit nga vitit 2009 deri në vitin 2013.

10 mars ? Clinton pohon se ?nuk ka dërguar ndonjë material të klasifikuar si dhe nuk ka thyer asnjë rregull në përdorimin e e-mail-it të saj privat.

27 mars ? Raportet nxjerrin në pah se Clinton ka fshirë dhjetëra mijëra mesazhe nga serveri privat.

22 maj ? Qeveria e SHBA-së fillon të publikojë disa nga e-mail-et e Clintonit.

4 gusht ? ?Uashington Post? raporton se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur të vëzhgojë sigurinë e serverit privat të Clintonit si dhe të zbulojnë nëse materiale konfidenciale mund të jenë kompromentuar.

11 gusht ? Clinton shpall vendimin për të dorëzuar serverin privat pranë Departamentit të Drejtësisë.

Viti 2016

25 maj ? Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit konstaton se Clinton ka shkelur rregulloren e brendshme.

2 qershor ? Donald Trump kërkon që Clinton të burgoset.

2 korrik ? Zyrtarët e FBI-së marrin në pyetje Clinton për më shumë se tre orë.

5 korrik ? FBI deklaron se nuk rekomandon ngritjen e kallëzimeve penale kundër Clintonit për përdorimin e një serveri privat e-mail-i duke përmendur mungesën e provave se Clinton apo ndihmësit e saj kanë pasur qëllim të shkelin ligjet mbi trajtimin e informacionit të klasifikuar.

6 korrik ? Departamenti  amerikan i Drejtësisë ndjek rekomandimin e FBI-së.

28 tetor ? FBI njofton se po shqyrton e-mail-et e reja që mund të kenë lidhje me hetimin për trajtimin e Clinton të informacionit të klasifikuar.

30 tetor ? Clinton i kërkon FBI-së të publikojë faktet e plota mbi çështjen e e-mail-eve.

Lajmet e fundit nga