Aktualitet
Lideri europian!!!
Të kritikosh dhe sulmosh opozitën nga shumë persona quhet mëkat, por kur qeverisë i bie me top një shpullë e do edhe opozita, apo një dajak të mirë. Kjo për faktin se ajo është alternativa e nesërme qeverisëse dhe se ajo sot duhet të jetë shpresa e njerëzve. Megjithëse këtë të fundit Lulzim Basha nuk po mundet ta realizojë.
Por le ti kthehemi realitetit politik dhe të sjellim disa fakte në një koment të shkurtër në lidhje me “liderin europian”, ashtu si shumë njerëz përkrahës realë të Bashës, servilë të tij, hiena politike që duan të mbijetojnë e quajnë dhe e kanë quajtur kreun e PD-së.
Një lider europian është një njeri mendjehapur që udhëheq vendin e tij, forcën politike që drejton dhe është në një nivel më lartë se pjesa tjetër politike lokale e shoqërisë ku ai jeton.
Që Lulzim Basha, ti udhëheqë shqiptarët me shpresë kjo nuk duket gjëkundi. Shqiptarët siot kanë marrë arratinë dhe me vrap qindra mijëra prej tyre mbushin Lotarinë Amerikane, jo vetëm se fajin e ka Edi Rama, por sepse një pjesë e tyre nuk shohin shrpesë te opozita.
Një pyetje tjetër me përgjigje brenda është fakti, a mund të jetë lider europian një kryetar partie i cili 3 vjet pasi kanë mbaruar zgjedhjet në partinë e tij nuk po mund të ndërtojë arteriet e tij politike që janë degët?
Lider europian që s’ka partinë gati kur fushata ka filluar?
A mund të jetë lider europian një kryetar partie i mbërthyer nga servilë, ish deputetë, ish zv/ministra, ish drejtorë, ish ministra. Imazhe politike të shkatërruara të cilat sot janë në sekretariate dhe në krye të opozitës, vetëm për shkak të servilzmit apo faktit se i fërkojnë kurrizin kryetarit?
A mund të jetë lider europian një kryetar partie që humbjen e shpall fitore? Rasti i zgjedhjeve lokale është shembulli më i mirë.
A mund të jetë lider europian një kryetar partie, i cili braktis kauzën, aksionin e tij politik dhe që duket i paqëndrueshëm, i gabueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm?
Dekriminalizimi mund të quhet dështimi i Lulzim Bashës. Sot Elvis Rroshi, Artur Bushi me kompani janë në zyrë. Emri i Roshit ka qenë një nga kauzat e Lulit. Ndërkohë që Basha fluturon me avionë në qiejt e Europës me ëndrrën e një lideri europian dekriminalizimi ka dështuar.
A mund të jetë lider europian dikush që heshti kur duhet të fliste dhe flet kur duhet të heshtë? Rastet? Fullani, Ilir Meta etj etj.
Një lider europian do ta bashkonte një forcë politike dhe do ta udhëhiqte atë drejt një fitoreje në zgjedhje, nuk do ta copëtonte, përplaste dhe turbullonte si të ishte një adoleshent në politikë.
Ndoshta Berisha, i cili ndryshe nga Basha veprimet dhe aksionet politike i kishte më të forta, më të drejtëpërdrejta dhe në finale më rezultative. Ka qenë më pak lider europian? Por në fakt ishte lider. Për ta quajtur Bashën të tillë ka ende shumë pikëpyetje. Kjo shtesa europian që t’ja vendosësh një kryetari partie së pari duhet ta meritojë të quhet lider. Ende Basha nuk është i tillë dhe jo më europian.
Ato që thamë më lart janë pak në fakt, për të mos u zgjatur shumë, edhe sikur ato ti kishte korrigjuar Lulzim Bashës do ti duhet edhe shumë kohë për tu bërë lider me gabimet, gafat dhe papjekurinë politike të treguar. /Citynews