LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hali Matoshi i "hedh benzinë" zjarrit/ Kosova, një komb i ri

30 Tetor 2016, 08:37, Aktualitet CNA

Analisti nga Kosova, Halil Matoshi, shprehet se deklaratat rreth bashkimit Kosovë-Shqipëri bëhen vetëm për interesa politike dhe si të tilla janë tërësisht boshe.

Në një intervistë dhënë për ?Zëri?-n, Matoshi ka thënë se nuk duhet humbur kohë duke u marrë me deklarata të tilla, ndërsa sipas tij, kombi kosovar, ashtu si ai shqiptar, është krijuar me ndërhyrjen e Perëndimit.

Por Matoshi pranon se Serbia i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por jo edhe ata të Kosovës.

?Politika serbe i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ndërkaq, shqiptarët e Kosovës i sheh si pakicë etnike?, ka deklaruar ai.

Gjatë intervistës për ?Zërin?, ai ka theksuar se tani Kosova përbën një komb të ri.

Cili është identiteti i kosovarëve dhe a kanë ata pos trungut etnik dhe gjuhësor të përbashkët edhe histori të përbashkët me Shqipërinë?

Identitetet janë të shumëfishta dhe të shndërrueshme. Amin Malouf, identitetin etnik e quan të ngurtë, vrastar. Mirëpo identiteti supraetnik kosovar mund të zbërthehet në një shumësi identitetesh, jo vetëm atë gjuhësor dhe historik. Ndër tjera kombi kosovar është krijuar me intervenimin e Perëndimit. Njëjtë sikur edhe kombi shqiptar. Shumë faktorë autokton e kanë ndihmuar kombkrijimin në Kosovë – të tilla si përvoja paraprake demokratike, niveli i zhvillimit ekonomik, dhe homogjeniteti social – mund të ndikojnë në lehtësinë apo vështirësinë e ndërtimit të kombit, por përcaktuesi më i rëndësishëm i kontrollueshëm duket të jetë niveli i përpjekjeve ndërkombëtare, matur në trupat, të hollat dhe kohën. Nocioni ?kosovar? si identitet subetnik është shumë më i pranueshëm edhe për pakicat etnike që t?i bashkohen kombit të vullnetit…“. /Citynews

Lajmet e fundit nga