LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhje në aeroportin e Rinasit

28 Tetor 2016, 15:35, Aktualitet CNA

Një qytetar në aeroportin e Rinasit ka rënë pre e vjedhjes. Burime nga policia bëjnë me dije se një ditë më parë rreth orës 14:00 qytetari Florian Sh., ka bërë denoncimin në polici se i janë hapur bagazhet ku i janë vjedhur disa bizhuteri.

Sipas policisë në aeroportin e Rinasit, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në bagazhet e Florian Sh., bizhuteri me vlerë 350 euro

Forcat e rendit po punojnë për kapjen e autorëve, ndërsa kjo është hera e dytë që denoncohen vjedhje në bagazhet e udhëtarëve.

Lajmet e fundit nga