Connect with Us

Pse qeveria nuk e deklaron suksesin me pyjet?! /Nga Elvi FUNDO

Aktualitet

Pse qeveria nuk e deklaron suksesin me pyjet?! /Nga Elvi FUNDO

Publikuar

-

Citynews prej dy ditësh ka sjellë suksesin më të madh të qeverisë Rama në 25 vite dhe argumentat pse Edi Rama është i vetmi që mund të kishte këtë sukses.

Së pari suksesi vjen nga fakti se në Shqipëri, vendin ku vitet e fundit janë djegur mesatarisht 5 mijë hektarë pyje dhe kullota gjatë verës, në vitin 2016 nuk u dogjën thuajse fare, prëjashto rastin e Shëngjinit që ishte një konflikt mes palëve. Nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë nuk pati vatra zjarri dhe kjo meritë duhet ti njihet patjetër qeverisë dhe në mënyrë të veçantë trafikantëve të drogës që iu qepën maleve dhe i bën parcela me kanabis.

Në vitin 2007 prefektja e Korçës e asaj kohe, Elfrida Zefi, duke inspektuar së bashku me ekipin  e emergjencave zjarret në pyjet e Kolonjës ngeli e rrethuar mes vatrave të zjarrit dhe dalja u bë mjaft e vështirë. Ajo shpëtoi për mrekulli së bashku me ekipin e saj. Këtë rast po e sjellim për të krahasuar dy kohë, atëherë kur flakët përpinin pyjet dhe kullotat nga temperaturat e nxehta apo barinjtë që vinin flakën dhe ndiznin zjarre për të rigjeneruar kullota, këtë vit në Kolonjë nuk pati asnjë zjarr.

Jo se temperaturat ishin më të ulëta, jo se barinjtë ishin më të përgjegjshëm, por sepse në pyje dhe kullota atje kun dhej kishte flake sot tokat janë mbuluar me kanabi. Janë me dhjetëra parcela të zbuluara nga policia në Kolonjë. E shumë e shumë të tejra që u korën jo prej policisë, por prej traf të drogës.

Në Kolonjë, në Dibër, në Malësinë e Librazhdit, Voskopojës apo Gorës, në malësinë e Matit, Kukësit, Tiranës, Krujës, Sarandës apo Vlorës, Tepelenës apo Gjirokastrës, 2016-ta ishte viti kur barinjtë nuk u ngjitën dot në kullota, ku fshatarët me mushka nuk shkuan dot në pyje për dru, se për kamiona dhe njerëz nga qyteti as që bëhet fjalë. Jo se pyjet po mbroheshin nga kamerat e Ministrisë së Mjedisit apo rojet që paguan shteti por sepse trafikantët kishin vendosur pushtetin e tyre pasi ata paguanin banditë të armatosur që të ruanin parcelat me kanabis, paguanin fshatarë të mjerë që punonin dhe vetë barinjtë ndoshta kishin braktisur profesionet dhe në disa muaj u kthyen argatë në parcelat e drogës.

LEXO EDHE:  Shkaktoi “tërmet” në Kuvend/ Ish-kreu i PD leksion Bashës: Ka një rrugë për largimin e Ramës, ja pse i do listat e mbyllura

Suksesi i qeverisë Rama në vitin 2016 është suksesi më i madh në 25 vite demokraci. Nuk na u dogjën pyje dhe kullota, të paktën shpëtuan 5-7 hektarë. Por këtë sukses udhëheqësi ynë vizionar nuk e reklamon. Çuditërisht ai nuk na thotë se si me vizionin e tij, avangardizmin e tij na dha mundësinë të shpëtonim kaq e kaq shumë pyje duke çuar trafikantët lart në male të ruajnë ato, ndonjëherë edhe policinë për të korur prodhimet e tyre pasi ata iu kishin hequr boçet.

Edi Rama është modest. Ai nuk e reklamon suksesin e tij që me një lëvizje çoi trafikantët dhe policinë në male dhe pyjet tona shpëtuan nga flakët.

Janë 2,5 milionë rrënjë kanabis të korrura nga policia, e cila këtë here nuk u përball me flakët së bashku me zjarrfikësit, por shkoi pyll më pyll e kullotë e më kullotë për të korrur ato që kishin lënë trafikantët e më pas për ta djegur, por këtë here në një kontroll të rreptë për të shpëtuar pyjet dhe kullotat ashtu siç ka qenë edhe porosia vizionare e udhëheqësit tonë Edi Rama. (Shkruar për Citynews)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Këshilli Bashkiak i ngre padi Voltana Ademi/ Zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Nga

Këshilli Bashkiak i ngre padi Voltana Ademi/ Zbulohet arsyeja

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ndodhet e karantinuar në shtëpi pasi është e infektuar me COVID-19.

Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka ngritur padi ndaj Ademit për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia. Pretendohet se Voltana Ademi i ka tejkaluar kompetencat e saj, duke mos dorëzuar në  QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.



Vendimet e Këshillit Bashkiak i janë vënë në dispozicion Ademit, por ajo i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore. Por në QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hidhet nga kati i pestë i pallatit/ Humb jetën 54-vjeçarja në Vlorë

Publikuar

-

Nga

vetevrasje

Ditën e sotme është gjetur e pajetë një grua 54-vjeçare në Vlorë.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Pavarësia 2”, ku është konstatuar pa shenja jete një person me iniciale P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë.



54 vjeçarja dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Kapen me 23 kg kanabis në furgon/ Ja emrat e katër të arrestuarve

LEXO EDHE:  Xhafa-Çako u shpërblyen për fshehjen e krimit/ Çanta me para përfundoi në zyrën e Noriegës

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndryshime në vizën amerikane/ Ja çfarë propozon administrata Trump

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet në vizën amerikane/ Ja çfarë propozon administrata Trump

Administrata Trump ka propozuar të eliminojë “kohëzgjatjen e statusit” për vizat për studentët ndërkombëtarë, vizitorët e programeve të shkëmbimit dhe ata që punojnë në mediat ndërkombëtare. Zyrtarët shpresojnë të vendosin data fikse të përfundimit, në vend që të lejojnë që vizat të jenë të vlefshme për aq kohë sa u duhen atyre për të marrë diplomën ose për të përfunduar një projekt kërkimor.

Aktualisht, një mbajtës i një vize F-1 mund të qëndrojë në vend derisa studenti të përfundojë një program studimi ose nëse studenti vazhdon të plotësojë kërkesat e programit.

Rregullorja e propozuar, prej 256 faqesh, e publikuar të enjten nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (DHS), do të përcaktonte datat e skadimit 4-vjeçar dhe do të ofronte dy vite për ata që marrin trajnim gjuhësor, me hapësira të kufizuara për të aplikuar për një zgjatje.

Si përcaktohet aktualisht “kohëzgjatja e statusit”?
“Kohëzgjatja e statusit” do të thotë që në vend të një afati të caktuar, një studenti ndërkombëtar i lejohet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për aq kohë sa i duhet për të marrë diplomën, për sa kohë që regjistrohet me kohë të plotë në kurset mësimore dhe nuk shkel ligjin e emigracionit, për shembull duke punuar në mënyrë të paligjshme.

Kush preket nga udhëzimi i propozuar?
Rregulli do të ndikonte në mbajtësit e vizave në kategoritë F, J dhe I të cilët lejohen të jetojnë përkohësisht në SH.B.A. për të fituar një diplomë të arsimit të lartë, individë me aftësi unike, të cilët janë të aprovuar të marrin pjesë në programe shkëmbimi vizitorësh të bazuar në punë dhe studim, si dhe gazetarë të huaj.

Sipas DHS, shtetasit nga vendet e lidhura me norma të larta të shkeljes së afatit të qëndrimit të vizave – më shumë se 10% – pritet të kenë një periudhë të kufizuar qëndrimi fikse dy-vjeçare.

Vendasit ose shtetasit e vendeve në Listën e Sponsorëve të Terrorizmit të Departamentit të Shtetit gjithashtu do të kufizohen në 2 vjet qëndrimi në SH.B.A.

Çfarë thotë DHS?
DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare) tha se politika aktuale e kohëzgjatjes së statusit dhe “rritja e konsiderueshme” e numrit të studentëve me viza F, vizitorëve të shkëmbimit me viza J, dhe përfaqësues të mediave të huaja me viza I, paraqesin “një sfidë për aftësinë e Departamentit për të monitoruar dhe mbikëqyrur në mënyrë efikase këto kategori të jo-emigrantëve”.

DHS shton se, “Departamenti në përputhje me rrethanat është i shqetësuar për integritetin e programeve dhe një potencial për rritje të rrezikut për sigurinë kombëtare”.

Botimi në internet “Inside Higher Ed” raporton një rënie prej 15 përqind të regjistrimit të përgjithshëm të studentëve në vitin akademik 2020-2021, duke përfshirë një rënie prej 25% të regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë. Gjetjet mund të nënkuptojnë një humbje prej 23 miliardë dollarësh në të ardhura për ekonominë amerikane.

Sarah Spreitzer, drejtoreshë e marrëdhënieve me qeverinë për Këshillin Amerikan të Arsimit, tha se ekziston një “prirje në rënie” në regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë gjatë pesë viteve të fundit pas rritjes së një dekade të regjistrimeve ndërkombëtare të studentëve në vend.

LEXO EDHE:  Rama në Beograd/ Kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia

LEXO EDHE:  “Ose është marrëzi ose eksperiment”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “i nxjerr bojën” Ramës

“Shumë nga gjërat për të cilat DHS flet në lidhje me vizat studentore, [të tilla si] studentët, ndryshimi i nivelit arsimor, koha e tyre për t’u diplomuar – shumë nga informacionet po gjurmohen tashmë përmes sistemit SEVIS”, tha zonja Spreitzer.



SEVIS është Sistemi Informativ i Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit.
“Institucionet tona po i regjistrojnë të gjitha ato informacione në DHS tashmë përmes atij sistemi, i cili u krijua pas 11 Shtatorit (2001). Dhe kështu është e paqartë se si kjo do t’i japë DHS-së edhe më shumë informacion sesa ata tashmë kanë”, tha ajo.

Çfarë ndodh me ata që janë tashmë në vend?
Stephen Yale-Loehr, një profesor i praktikës së emigracionit në Universitetin Cornell, tha se rregulli i propozuar thotë se studentët ndërkombëtarë aktualisht në Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të qëndrojnë sipas rregullave të mëparshme, duke mos kaluar 4 vjet nga data efektive e rregullores përfundimtare.

Zoti Yale-Loehr gjithashtu tha se rregullorja mund të ndalojë zgjatjet për studentët ndërkombëtarë nëse agjensia e emigracionit vendos që një mbajtës i vizave nuk po bën përparim drejt diplomës së tyre.

“Rregulli i propozuar do të kërkonte që shumica e studentëve ndërkombëtarë të mbaronin studimet e tyre në katër vjet, në vend që të zgjasë sa ç’kërkon normalisht. Për shembull, shumë studentëve të doktoraturës zakonisht u duhen më shumë se katër vjet për të marrë diplomën e tyre”, tha zoti Yale-Loehr.

Cilat janë arsyet për një zgjatje?
Rregulli i ri thotë se aplikimet për zgjatjen e vizave mund të aprovohen “nëse koha shtesë e nevojshme është për shkak të një arsyeje akademike bindëse, sëmundjes së dokumentuar mjekësore ose gjendjes mjekësore, ose rrethanave që ishin përtej kontrollit të studentit”.

Kur hyn në fuqi rregulli?
Rregulli është në fazën e propozimit dhe ai nuk do të hyjë në fuqi menjëherë. Publiku do të ketë 30 ditë kohë për të komentuar.

Pas kësaj, agjencia e emigracionit do të duhet të rishikojë të gjitha komentet, të hartojë një rregull përfundimtar dhe ta dërgojë atë në Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit për shqyrtim përpara se një rregull përfundimtar të mund të hyjë në fuqi.

Duke pasur parasysh të gjitha ato hapa, ekspertët e arsimit thanë se ata nuk presin që një rregullore përfundimtare të hyjë në fuqi para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit dhe ndoshta jo para se presidenti të inaugurohet në janar.

Megjithatë, ekspertët e shohin atë si një dekurajim për studentët ndërkombëtarë dhe të tjerët.

“Kjo do të ketë një ndikim të përgjithshëm tronditës dhe të vazhdueshëm për studentët e rinj që po mendojnë të vijnë në SH.B.A. për të studiuar, të cilët mund të kenë zgjedhjen për të studiuar në një nga vendet tona konkurente si Kanadaja, ose Mbretëria e Bashkuar, ose Australia ose Zelanda e Re”, shtoi zonja Spreitzer./VOA

 

LEXO TE PLOTE