Connect with Us

Pse i duhet PDIU Ramës?!

Aktualitet

Pse i duhet PDIU Ramës?!

Publikuar

-

Kreu i qeverisë, Edi Rama, prej disa kohësh ka filluar një flirt apo dashuri të re me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Një parti me frymë nacionaliste dhe e mbyllur në një çështje të caktuar siç është ajo e pretendimit të pronave çame në Greqi.

Një dashuri që mund të quhet ndryshe një tradhëti e Shpëtim Idrizit ndaj të djathtës dhe kalimi I tij te Rama për disa poste të cilat janë të nevojshme, për të forcuar partinë dhe për të paguar kostot e saj mujore. Një parti e vogël mund të shpëtojë vetëm duke qenë në pushtet.

Këto përfitime vijnë nga mandatet e deputetëve, të cilat janë marrë PD-së nga koalicioni dhe cohen për ti shërbyer Ramës, i cili largimet e deputetëve të tij nga grupi parlamentar i zëvëndëson me parti të vogla nga gjiri i së djathtës.

Pse i duhen çamët Ramës?

Rama sot e do PDIU-në për të qëndruar larg marrëdhënieve dhe marrëveshjeve me Greqinë në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe kjo bëhet thjesht dhe vetëm për të nxitur një frymë nacionaliste pranë së majtës, frymë e cila i ka munguar historikisht në zgjedhje. Kjo lëvizje i shton votat që i ka humbur rrugës për shkak të “reformave” të pretenduara si dhe akuzave të forta për korrupsion dhe përfshirje në trafik droge. Kjo lëvizje çon tek Rama rreth 70-80 mijë vota, të cilat janë të djathta dhe krijon një devijacion mes koalicionit të majtë dhe të djathtë prej rreth 150 mijë votash. Diferencë e mjaftueshme për të siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Çdo votë që Lulzim Basha po përpiqet ta fitojë si opozitar i hiqet nga Edi Rama me një firmë të koalicionit elektoral me Shpëtim Idrizin.

LEXO EDHE:  “Është detyrë e tyre të dialogojnë”/ Ilir Meta nuk pranon të ndërmjetësojë partitë

Së dyti, PDIU i duhet Edi Ramës për të luftuar Ilir Metën. Në zgjedhjet e ardhshme qënia e PDIU-së me një numër të madh votash brenda koalicionit nuk lejon që LSI-ja të marrë të gjithë mandatet që vijnë për shkak të formulës së votave që mblidhen nga partitë e vogla që nuk mund të kapin një mandate deputeti.

Idrizi mund të dyfishojë mandatet e deputetëve të partisë së tij duke dëmtuar Ilir Metën, i cili mund të pretendonte deri në 25 mandate brenda koalicionit, tani vështirë se I kap 15. Kjo llogari gjithmonë me votat e vitit 2013. Në rast se Meta shkon në zgjedhje dhe risiguron 280 mijë votat e zgjedhjeve lokale atëherë LSI do të jetë më e fortë në qeverisje.

PDIU është një lojë e EdiI Ramës për të luftuar Ilir Metën dhe në zgjedhjet e ardhshme tentativa do të jetë që PS dhe PDIU të sigurojnë të dyja mbi 70 mandate. Këtyre mund ti bashkangjiten edhe parti të tjera të vogla që mund të vijnë nga koalicioni i djathtë, siç mund të jetë rasti i PAA-së së Agron Dukës, që mund të sigurojë 2-3 mandate dhe më pas të shkojë në qeverisje me Ramën dhe Idrizin për t’iu siguruar më shumë stabilitet.

Në fund mund të themi se, PDIU është beteja e Ramës kundër Metës, Edi fiton qeverisjen dhe pushtetin politik, çamët një tortë nga pushteti dhe forcojnë pozitat në qeverisje por sërish të dy bashkë do të kenë një “luftë” me një njeri si Ilir Meta që i ka rezistuar shumë betejave politike. /Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Publikuar

-

Nga

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Një ish-jurist i FBI-së pritet të pranojë fajësinë për deklaratë të rreme në çështjen e parë penale që lindi nga një shqyrtim që po i bën prokurori John Durham hetimeve mbi dyshimet për lidhje mes zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump në 2016, me Rusinë. Lajmi u njoftua nga avokati i tij të premten.

Kevin Clinesmith pritet të pranojë fajësinë mbi akuzën për deklaratë të rreme lidhur me ndryshimin e një emaili qeveritar që i referohej një ish-këshilltari të fushatës së zotit Trump, i cili ishte objekt i përgjimeve të FBI-së, tha avokati Justin Shur për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Çështja kundër zotit Clinesmith ka të ngjarë të mirëpritet nga Presidenti Donald Trump dhe përkrahësit e tij, ndërsa ata shikojnë tek hetimi i zotit Durham mundësinë për të ekspozuar atë që ata thonë se ishte një veprim i paligjshëm duke iu referuar fillimit të hetimit nga FBI-ja nëse fushata e zotit Trump në koordinim me Kremlinin u përpoq të ndikojë tek rezultati i zgjedhjeve të vitit 2016.

Hetimi i zotit Durham, i cili po shqyrton gjithashtu analizën e komunitetit amerikan të zbulimit mbi ndërhyrjen në zgjedhje të Rusisë, ka shkaktuar shqetësim të thellë mes demokratëve, të cilët e shohin atë si një masë politike, që synon t’i kundërvihet një hetimi tashmë të mbyllur. Demokratët druhen se akuzat penale ose raportet publike të lëshuara pranë zgjedhjeve të vitit 2020 mund të ndikojnë votimet e nëntorit.



Hetimi ka vazhduar së bashku me një përpjekje paralele nga Senati i drejtuar nga republikanët për të diskredituar të hetimin mbi ndërhyrjet ruse dhe ndërsa Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka përshkallëzuar kritikat e tij mbi hetimin e kryer nga FBI-ja. Zoti Barr parashikoi veprimin juridik në një intervistë për “Fox News” të enjten në mbrëmje, ku tha se do të kishte një zhvillim të premten që nuk “do të ishte tronditës”, por një tregues se hetimi po ecte përpara.

LEXO EDHE:  Ngjela tregon gabimin më të rëndë të Gramoz Ruçit, në politikë

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës zbulon detajet/ Qeveria bllokon Reformën në Drejtësi

Zoti Durham, prokurori i Konektikatit, nuk bëri asnjë koment sipas një zëdhënësi. Mbetet e paqartë nëse do të ketë akuza shtesë që mund të paraqesë zoti Durham ose deri në çfarë mase procesi i tij do të vërtetojë pohimet e zoti Trump se hetimi i FBI-së u njollos nga paragjykimet politike, pretendime për të cilat mbikëqyrësi i Departamentit të Drejtësisë nuk gjeti prova.

Sipas rregullore të Departamentit të Drejtësisë prokurorët nuk duhet të ndërmarrin hapa për të hetuar me qëllim ndikimin në zgjedhje. Rregulloret këshillojnë të mos merren veprime publike disa javë para zgjedhjeve. Por zoti Barr ka thënë se ai nuk ndjehet i shtrënguar nga kjo lloj politike pjesërisht sepse siç tha, ai që pritet të jetë kandidati zyrtar i demokratëve për garën presidenciale, Joe Biden, nuk është objekt i hetimit të zotit Durham. Ndërkohë zoti Barr ka sinjalizuar se do të shohë mundësinë t’i bëjë publike gjetjet e zotit Durham para zgjedhjeve. Zoti Clinesmith u referua për ndjekje të mundshme penale nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, që kreu një proces rishikimi mbi hetimin ndaj Rusisë. Ai dha dorëheqjen nga FBI-ja vitin e kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kur të vijnë të marrin votën, do i jap atë të madhen”/ Qytetarët e revoltuar “shpërthejnë” në fyerje ndaj qeverisë

Publikuar

-

Nga

“Kur të vijnë të marrin votën, do i jap atë të madhen”/ Qytetarët e revoltuar “shpërthejnë” në fyerje ndaj qeverisë

Vijon të mbetet problematike situata në Kakavijë, ndërsa qytetarët shqiptarë do të duhet të kalojnë natën edhe sonte më makina, pasi pala greke ka mbyllur punën për të rifilluar sërish nesër në orën 6:00 të mëngjesit.

Gra, fëmijë dhe të moshuar kanë shfaqur probleme shëndetësore herë pas here, ndërsa Forcat e Armatosura kanë nisur dhe shpërndarjen e ushqimeve.

Të revoltuar disa prej tyre kanë folur dhe për mediat ku nuk i kanë kursyer dhe fyerjet ndaj qeverisë, që duket se i ka braktisur, pa gjetur ende një zgjidhje.

Një prej tyre, me ironi u shpreh se dhe sonte do e kalojnë natën në hotelin me 5 yje që shteti i ka rezervuar, ndërsa shtoi se hesapet do lahen në kohën e zgjedhjeve.

“Do fleme në hotelin me 5 yje dhe sonte. Kur të vijne të marrin votat, do i jap 3, dhe atë të madhen”, u shpreh një prej tyrë.

LEXO EDHE:  “Është detyrë e tyre të dialogojnë”/ Ilir Meta nuk pranon të ndërmjetësojë partitë



Ndërsa një tjetër ngriti shqetësimin se shumë prej personave kanë shfaqur probleme shëndetësore.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës zbulon detajet/ Qeveria bllokon Reformën në Drejtësi

“Ambulaca është, nuk themi që nuk ka, por ka gra, fëmijë, pleq të sëmurë që kanë shfaqur probleme. U ktheva në Shqipëri për të bërë rinovimin e pashaportës, se kishim parashikuar që duhet të kalonim dhe këtë”.

Kjo situatë u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen në kohën kur ky i fundit vendosi të caktojë karantinë të detyruar për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Publikuar

-

Nga

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Pala greke ka mbyllur pak minuta më parë orarin zyrtar të punës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku janë regjistruar radhë kilometrike.

Mësohet se ndonëse është mbyllur pika kufitare, automjetet vijojnë të kenë radhë të gjata.



Qytetarëve i duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës jashtë për të mbajtur radhën dhe për të pritur që të rifillojë edhe njëherë puna.

LEXO EDHE:  Ngjela tregon gabimin më të rëndë të Gramoz Ruçit, në politikë

LEXO EDHE:  “Humbëm një betejë, por jo luftën”/ Kreu i KSSH: Status i minatorit do realizohet

Ndërkohë, raportohet se puna për kontrollin e qytetarëve që duan të kalojnë drejt Greqisë do të fillojë në orën 6 të mëngjesit të ditës së nesërme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE