LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse i duhet Grida dhe Salianji Çilit në PD

23 Tetor 2016, 11:46, Aktualitet CNA

 

Ka një fakt të pamohueshëm publik i thënë nga vetë pronari i UET Henri Çili, që dy personazhet Grida Duma dhe Ervin Salianji janë investime të tij në Partinë Demokratike. Çili së fundmi është hedhur haptazi në krah të kryeministrit Rama, të cilin e quan reformator edhe pse kreu i qeverisë është njeriu më anti-popullor në sondazhe, por për Çilin kjo nuk ka vlerë. Mjaftojnë ti plotësohen interesat dhe qëllimet e tij.

Për Çilin sukses në Opozitë janë edhe Grida Duma, edhe Ervin Salianji. E para dështon me një rezultat katastrofik në Bashkinë e Durrësit, i dyti merret me shkelma nga të rinjtë demokratë dhe humb me 600 vota drejtimin e FRPD-së.

Të dy janë njësoj si Rama, i pari anti-popullor, këta të dytët figura të dështuara dhe mjaft të kritikuara brenda opozitës. Në fakt kreu demokrat Lulzim Basha dështimet e tyre nuk i ka vlerësuar por ka qëndruar indiferent për të mos thënë që edhe i ka vlerësuar.

Këto produkte të Henri Çilit, nën sqetullën e Lulzim Bashës, janë një betejë brenda opozitës për të rrëmbyer mandate deputetësh dhe ky është në fakt qëllimi final i sponsorit të tyre.

Çifti Duma-Salianji i duhet Henri Çilit me mandate deputetësh, jo që thjesht ata të marrin rrogën por ti shërbejnë nesër, mundësisht Edi Ramës, dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme. Në rast se kreu i qeverisë, së bashku me PDIU-në do të shkojë tek limitet e 69 apo 70 mandateteve do ti duhet të ketë disa ?delfinë? brenda opozitës , të cilët mund ti sigurojë Çili nga PD-ja.

Grida dhe Salianji do të ishin një zgjidhje perfekte që me lëvizjet e tyre mund të tërhiqnin zvarrë PD-në në çdo krah. Jo vetëm për tu afruar në një koalicion të mundshëm me Ramën por edhe për të votuar sipas interesave të Henri Çilit në Parlament. Ata nuk do ta kenë nesër mandatin e tyre por mandatin e Çilit dhuruar nga Lulzim Basha.

Në çdo moment, në çdo kohë mund ti shërbejnë sponsorit të tyre dhe kreu demokrat të jetë i kushtëzuar në lëvizjet e tij nga mandatet që brenda PD-së mund ti kontrollojë një universitet privat. /Citynews

Lajmet e fundit nga