Connect with Us

Horoskopi javor 24 deri 30 tetor

Aktualitet

Horoskopi javor 24 deri 30 tetor

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Venusi do ketë ndikimin me te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Do jeni edhe me te hapur me atë qe keni ne krah dhe do flisni pa dorashka për gjithçka. Beqaret nuk duhet te luajnë me ndjenjat e te tjerëve sepse një dite tjetër dikush do beje te njëjtën gjë me ta. Kjo jave do jete e mbushur me takime interesante. Me financat duhet te jeni sa me vigjilente qe te mundeni sepse ne te kundërt situata do ju dale jashtë kontrollit dhe nuk do i zgjidhni dot problemet. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni aksidente te vogla ne shtëpi, por qe do ju bëjnë te ndiheni keq. Ne pune çdo gjë do ece sipas planeve. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Për te qene me te lumtur pranë atij qe dashuroni duhet te tregoheni here te rezervuar dhe here te dialogoni me qetësi. Ndonjëherë këto mund te jene te vështira, por me pak përpjekje mund te arrihen. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Venusi dhe mund te kenë dashuri me shikim te pare ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar do përdorni një strategji shume te mire dhe te ardhurat kane për te pasur përmirësime te ndjeshme. Shëndeti mund te jete disi delikat ditët e para, por shume shpejt do e rimerrni veten dhe do ndiheni për mrekulli. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe do mundoheni t’i arrini te gjitha synimet qe i kishit vene vetes. Ne familje do keni disa mosmarrëveshje, por pa pasoja.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Ndikimi i yjeve do jete shume kompleks gjate kësaj jave. Nga njëra ane Saturni do nxite probleme dhe nga ana tjetër Urani do mundohet te sjelle harmoni. Do keni dite kur do ndiheni te vetmuar, kur do mungoje komunikimi ne çift dhe do mendoni për ndarje, por menjëherë me pas do rilinde dielli dhe do rikthehet buzëqeshja. Beqaret do jene gjerat te tjera prioritet dhe do e lënë pas dore jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar nuk do ketë aspak probleme kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër. As për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni pasi gjendja ka për te qene e jashtëzakonshme. Ne pune duhet ta dyfishoni vigjilencës. Jo çdo gjë do ju ece sipas planeve. Familja e qete.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Këtë jave do keni shpesh diskutime te gjata me partnerin tuaj dhe mund te vendosni disa pika mbi “i” për temat qe ju kane shqetësuar. Me mire vone se kurrë për disa gjera. Beqaret qe ditët e para do kenë pëlqime për disa persona dhe ato shkëndija do kthehen ne zjarre te vërtetë pasione ne ditët ne vijim. Ne planin financiar do jeni me fat. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do i shlyeni edhe borxhet e marra. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, megjithatë përveç ndonjë rrufe te lehte nuk do keni asgjë me shume. Ne pune do jeni te hapur ndaj sfidave dhe keni për te arritur majat. Çdo gjë ka për t’iu ecur me mire nga sa e kishit planifikuar. Ne familje duhet te shmangni konfliktet.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Do bëni shume përpjekje gjate kësaj jave për ta përforcuar lidhjen qe keni me partnerin. Vërtet mund te lodheni pak, por ne fund do ja dilni mbanë me sukses. Beqaret duhet te kenë kuraje t’ia shprehin ndjenjat atij qe pëlqejnë sepse po nuk e bene as këto dite do e humbin përgjithmonë. Buxheti do jete i qëndrueshëm ditët e para, ndërkohë qe pas te mërkurës situata do filloje te përmirësohet akoma me shume. Mund te blini edhe diçka për qejfin tuaj. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund te keni probleme me artikulacionet, me kockat dhe me dhembet. Ne pune do iu jepen mundësi te mira për ta treguar veten. Përfitoni dhe keni për te ecur përpara. Jeta familjare do mbetet e qete.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Për çiftet, tensioni do filloje te bjere këtë jave. Do jeni me te logjikshëm dhe do filloni t’i pranoni gabimet qe ju vete keni bere. Kjo do ju afroje me tepër me atë qe keni ne krah. Beqaret do duan me çdo kusht te jene ne qendër te vëmendjes dhe mund te bëjnë edhe gjera te gabuara për këtë arsye. Kjo sjelle do sjelle pasoja negative edhe për te ardhmen. Sektori i financave do jete përgjithësisht i qete. Nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Shëndeti do jete i mire. Do merreni edhe me tepër me gjendjen fizike dhe nuk do harroni te praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Ne pune duhet t’i dyfishoni përpjekjet nëse doni te arrini sa me shpejt majat. Ne familje mos u tregoni te paduruar.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ndonjëherë duhet te mbyllesh dyte për problemet qe dalin ne çift ne mënyrë qe te mos nisesh “luftën” me partnerin. Kësaj here do vendosni te diskutoni hapur me te, pa dorashka dhe pa hipokrizi. Ditët me pas lidhja do behet me e forte dhe me e qëndrueshme. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te sakrifikojnë lirinë e tyre, por do preferojnë te presin ditët e tyre me fat. Plutoni do jete planeti qe do ju ndihmoje t’i përmirësoni te ardhurat dhe ta organizoni si duhet situatën. Gjendja do jete e kënaqshme. Gjendja shëndetësore ka rrezik te jete e paqëndrueshme. Do jeni shpesh nervoze dhe mund te keni dhimbje barku ose stomaku. Ne pune duhet te tregoheni me te duruar nëse doni te arrini majat. Jeta familjare do jete si gjithmonë.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jave shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi ne çift do jete i forte ne çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni te qëndroni me tepër kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Midis tyre mund te jete edhe ai qe do iu ofroje një jete te qete dhe me momente te lumtura. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj sot dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për te cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mire gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur me tepër ne vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Ne pune do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat. Jeta familjare do vazhdoje te jete e ekuilibruar.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave duhet patjetër te bëni ndryshime ne jetën tuaj ne çift sepse kështu si është situata mund te mërziteni pamase. Flisni hapur me are qe keni ne krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Beqaret do kenë një jave te mbushur me njohje te reja dhe emocione. Ata do e ndryshojnë edhe perceptimin qe kishin për dashurinë. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për te pasur vështirësi akoma me te mëdha. Shëndeti nuk do jete i mire. Shpesh mund te keni shqetësime dhe probleme qe as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Kujdes! Për punën ka për te qene një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi te madhe te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Jeta familjare do jete mjaft konfliktuale.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Këtë jave do doni vetëm te përjetoni emocione te forta ju te dashuruarit. Do preferoni me shume te ndërmerrni rreziqe dhe me pas te ndiheni mire sesa te qëndroni ne qetësi dhe mos rrezikoni. Çdo dite do jete ndryshe nga tjetra. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur çdo lloj ftese qe do ju behet sepse kane për t’u penduar rende. Financat nuk do jene te mira ditët e para. Mund te ndiheni shpeshherë ne vështirësi dhe do ju duhet te kërkoni ndihme. Shëndeti gjithashtu do kërkojë me tepër përkujdes nga ju. Mos prisni te keni probleme serioze për te marre masa pas shqetësimeve qe keni pasur. Për punën do jete një periudhe pozitive dhe e mbushur me arritje. Edhe jeta familjare do jete e qete.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Këtë jave ka rrezik te mendoni me shume për punën sesa për jetën tuaj sentimentale. Kujdes pasi po e late par dore atë, dikush tjetër do përfitojë dhe do e tërheqë pas vetes. Për beqaret ka mundësi te filloje një periudhe pasionante dhe plot te mira. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Urani do sjelle prosperitet ne planin financiar. Duhet te përfitoni nga ky rast për te mbledhur para edhe për te ardhmen. Shëndeti do jete i shkëlqyer mbase edhe për shkak se do ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar. Edhe ata qe kane pasur se fundmi shqetësime do ndihen me energjike. Ne pune do jeni te përgjegjshëm, te matur, guximtare dhe te pandalshëm. Me familjaret gjithashtu do keni marrëdhënie te mire.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, nga 22 tetor deri në 28 tetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, nga 11 dhjetor deri 17 dhjetor 2017

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, nga 2 korrik deri në 8 korrik 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi 31 korrik-6 gusht nga sipas Oscar Cainer/Luani duhet të bëjë kujdes

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: