LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me Check-Up/ Zgjatet kufiri i moshës për të justifikuar dështimin

22 Tetor 2016, 07:52, Aktualitet CNA

Kontrolli shëndetësor falas i njohur si Check-Up, rezulton se ka dështuar totalisht. Pavarësisht se deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk e ka pranuar se kontrollet nga qytetarët kanë qene shumë më të ulta se plani. Kjo u konfirmua dje edhe nga qeveria ?Rama?.

Pasi nuk është arritur numri i përcaktuar në kontratë, qeveria ka ndryshuar moshën që do ti nënshtrohet Check-up.

Aktualisht i nënshtroheshin Check-Up moshat nga 40-65 vjeç, tani  ndryshimi i bërë shkon 35-70 vjeç. Vendimi është publikuar dje në Fletoren Zyrtare.

Sipas deklaratës së Ministrit Beqaj, koncesioni i  Check-Up duhet të realizonte 475 mijë kontrolle në vit, por sipas statistikave të FSDKSH, kjo shifer nuk është arritur.

Gazeta ?Sot? pretendon se disponon shifra reale se ky plan për arritjen e 475 mijë kontrolleve në vit rezultoi i pamundur, ndaj u bë edhe ndryshimi në kufirin e moshës.

Ndryshimi u bë sepse kompania që fitoi tenderin nuk arriti të përmbushi numrin e përfituar në kontratë cka ngre dyshime te forta per deshtimin e ketij koncesioni te akuzuar nga opozita dhe media si anje afere e dyshimte dhe korruptive.

Lajmet e fundit nga