LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpallet zyrtarisht partia më e re/SFIDA PER SHQIPERINE

19 Tetor 2016, 18:33, Aktualitet CNA

Shpallet zyrtarisht partinë SFIDA PER SHQIPERINE. Më poshtë deklarata:

Plot 25 vjet me pare, shqiptarët nisën këtu, në rrugën e ambasadave, braktisjen e atdheut. Pas më shumë se çerek shekulli me mijëra shqiptarë braktisin ende vendlindjen, më të zhgënjyer se kurrë.
“Ikni që të sundojmë? mbetet thirrja që i shtyn akoma shqiptarët jashtë vendit të tyre!
?Përça e sundo? është metoda më e thjeshtë e ndjekur nga të gjitha partitë në pushtet!

Per vite e kemi parë zgjidhjen te njëra apo tjetra parti. Por problemet e këtij vendi nuk do të zgjidhen kurrë nga ata që i kanë shkaktuar këto probleme. Problemet duhet t?i zgjidhim vetë. Prandaj shpallim sot krijimin e partisë Sfida për Shqipërinë.
Duke reflektuar mbi domosdoshmërinë dhe detyrimin moral dhe politik që ne kemi ndaj këtij vendi, si edhe brezave pararendës dhe atyre pasardhës, ne propozojmë dhe bëjmë thirrje për një marrëveshje të re midis qytetarëve, për qytetarët, dhe nga qytetarët, që respekton dhe reflekton interesat e tyre mbi ato të klasës politike.

Angazhohemi për të punuar me ndershmëri dhe durim pavarësisht partive të vjetra që do të hedhin baltë mbi ne, pavarësisht dyshimit të atyre që mendojnë se jemi njësoj si të tjerët, pavarësisht se nuk kemi as fondet dhe as mediat që kanë partitë e tranzicionit. Ne kemi vullnetin, dëshirën dhe idetë për të ndryshuar këtë vend. Dhe këtë kemi vendosur ta dëshmojmë në zgjedhjet e ardhme duke përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë që nuk i përfaqëson më askush.
I bëjmë thirrje cdo shqiptari të ndershëm që e do këtë vend që të na bashkohet. Nuk ofrojmë vende pune për militantë, tendera me para publike, premtime magjike dhe qiqrra në hell. Premtojmë ditë të vështira, beteja të gjata me shpifjet e mosbesimin, punë të lodhshme dhe në fund … tronditjen e sistemit që po rrënon vendin dhe fillimin e ndryshimit të vendit.

Së bashku, ne mund t?i sjellim kësaj shoqërie dhe këtij vendi atë liri, drejtësi dhe zhvillim ekonomik që i mungon, por që e meriton. Bëhuni edhe ju Sfida për Shqipërinë.

 

Lajmet e fundit nga