LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeti aksidenton per vdekje nje 60 vjecar prane nje qendre tregetare

17 Tetor 2016, 17:47, Aktualitet CNA

Rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.

Lajmet e fundit nga