LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Eduard Shalsi shfaq racizmin e tij/ Tallet me nje femije rom ne kazanin e plehrave

14 Tetor 2016, 18:20, Aktualitet CNA

Deputeti socialist qe ishte dhe nismetari i miratimit te ndryshimeve ligjore per importin e plehrave ne Shqiperi ka gjetur nje menyre te neveritshme dhe raciste per t’u tallur me qytarin dixhital.

Shalsi ka fotografuar nje femije rom ne nje kazan plehrash dhe kete foto me paturpesine me te madhe e publikon ne rrjetet sociale, pa asnje ndjeshmeri ndaj atij femije te mjere. Shalsi ben politike dhe kerkon te ironizoje qytetarin digjital, por haron se ne foto eshte nje i mitur brenda nje kazani plehrash, ne fakt ne vend te femijes aty brenda duhet te ishte Shalsi dhe shume nga koleget e tij.

Nuk e dime si do ndjehej dhe a do e publikonte foton po te shikonte femijen e tij apo te aferm te tij aty brenda. Nje rast flagrant dhe i turpshem racizmi nga njeriu qe udhehoqi importin e plehrave dhe kthimin e Shqiperise ne nje kazan te madh. Kete here viktimen e plehrave te tij, ai e ironizon ne mjerimin qe ka, mjerim per te cilen pergjegjesia kryesore eshte mbi qeverine dhe Rilindjen e Shalsit. /Citynewsshalsi

 

Lajmet e fundit nga